• |
ide | kryesore

Video/ Juventus “vret” kampionatin: SuperMario vendos derbin e Italisë

F1, Sport, Video



Juventus një tren që nuk bën ndalesa, as në stacionet më të pritura. Nga gushti, përgjatë binarëve të Italisë, shënohet vetëm një ngadalësim, për më tepër i rastësishëm. Për pjesën e mbetur, vrulli i përfshin të gjithë ata që i dalin para, në distanca rekord (43 pikë në 15 ndeshje, vendi i parë historik në top5 kampionatet e Europës, me bashkë me Psg aktuale). Bardhezinjtë nëse nuk shpartallojnë, kalojnë cdo pengesë, adhe ata që provojnë të mos tregojnë frikë. Juventus mposht 1-0 një Inter që për fraksione loje luan si e barabartë e që e mbyll me një 4-2-3-1 me Perisic, Keita, Lautaro e Icardi të gjithë bashkë në fushë, por që kombinuan vetëm dy goditje të dobëta të Toros.

Edhe në mbrëmjen në të cilën Cristiano Ronaldo është më pak marsian se zakonisht, skuadra e Allegri tregon superfuqitë kolektive: prapavija është impresionuese për mënyrën e funksionimit. Juventus lejon vetëm dy raste gjithë ndeshjen: shtylla e Gagliardini e një goditje në zonë e Politanos, pas një gabimi të Matuidi. Mesfusha ka një vlerë të shtuar Bentancur në formatin “top player”, sulmi një pafundësi zgjidhjesh për të shkuar tek goli. Inter nuk shkërmoqet por është -14 dhe nuk është as mbrëmja e akuzave apo procesece. Shkojnë pranë barazimit dhe mund ti gëzohen zotërimit të topit (51 me 49), gjejnë një Icardi në versionin assist-man, një Joao Mario të rikuperuar dhe një mbrojtje bindëse.

STATISTIKAT
• Juventus ka barazuar startin më të mirë pas 15 javësh në pesë kampionatet më të rëndësishëm europian në epokën e tre pikëve për fitore (43 pikë).
• Juventus nuk fitonte dy ndeshje radhazi në Serie A kundër Inter që nga 2012.
• Goli i parë në Serie A kundër Inter për Mario Mandzukic me Juventus, në ndeshjen e shtatë kundër zikaltërve.
• Goli i pestë në shtëpi në këtë kampionat për Mario Mandzukic, që me Juventus nuk ka bërë kurrë më mirë në një sezon të vetëm të Serie A.
• Tre nga pesë golat e fundit në Serie A të Mario Mandzukic janë shënuar me kokë.
• Inter kishte shkuar në gol në të 10 ndeshjet e mëparshme të kampionatit.
• Pas tre ndeshjeve radhazi me gola të pësuar në kampionat, Juventus ka ruajtur portën të pathyer në katër ndeshjet e fundit.
• Inter nuk pësonte gol për dy ndeshje radhazi që nga dy javët e para të këtij kampionati.
• Mauro Icardi nuk ka bërë asnjë goditje në portë – në një ndeshje të kampionatit të luajtur 90 minuta nuk i ndodhte që nga marsi kundër Napolit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *