• |
ide | kryesore

Këngëtarja serbe e ftuar në Kosovë, çmendet rrjeti

Paparazzi, Slider



Këngëtarja serbe Ceca Raznatoviq do të mbajë koncert në Mitrovicë të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur portali serb “Telegraf”, ku raportohet se koncerti do mbahet nesër në orën 12.

Në prag të udhëtimit për në Kosovë, Ceca ka folur dhe për mediat serbe.
“Si në çdo koncert deri më tani, kam marrë një ftesë. E shihni se as nuk është reklamuar koncerti ose diçka e tillë. As në media nuk është raportuar se do të këndoj, as unë nuk e dija. Kam marrë një ftesë dhe e kam pranuar” – u shpreh ajo.

“Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë” – shtoi më tej këngëtarja.

E pyetur për ngjarjet e fundit në Kosovë, ajo ka thënë se nuk ka frikë nga kjo shfaqje në shtetin fqinj.

“Nëse do të kisha frikë, nuk do të pranoja koncertin!”- u përgjigj ajo duke dërguar edhe një mesazh për serbët në Kosovë.

“Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani” – përfundoi Ceca.

 

View this post on Instagram

 

Kako vreme odmiče shvatam da sam previše toga videla u svom životu da bi moja duša ostala ista! #cecaraznatovic

A post shared by C E C A (@cecaraznatovic) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *