• |
ide | kryesore

Kevin hart heq dorë nga prezantimi i Oscar

Paparazzi, Slider



Vetëm tre ditë pasi emri i tij u bë publik, komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i “Oscar 2019”. Arsyeja? Polemika që rinisi mbi disa postime në Twitter rreth homoseksualëve.

Në 2010-n Kevin u shpreh se, nëse mund ta ndalonte djalin e tij që të bëhej homoseksual, do ta bënte.

“Një nga frikat e mia më të mëdha është që djali im të bëhet homoseksual”, u shpreh gjatë një interviste tetë vite më parë.

Një vit më pas, në 2011-n, ai bëri disa statuse që ishin shumë ofenduese për komunitetin LGBTQ.

Ndërsa njerëzit i kthyen në vëmendje komentet e tij, ai u shpreh dje se nuk donte të ishte një shqetësim dhe se i vinte keq që kishte lënduar njerëzit.

Hurt u njoftua të martën se ishte përzgjedhur për të prezantuar mbrëmjen më të rëndësishme të vitit për filmat.

Kevin Hart u shpreh se prezantimi i Oscar-it kishte qenë një qëllim i tij për një kohë të gjatë. Por vendosi të heqë dorë për shkak se nuk dëshironte që të krijonte problematika në një natë që do festohet nga artistë të talentuar.

“Unë sinqerisht i kërkoj falje komunitetit LGBTQ për fjalët e mia të së kaluarës”, u shpreh aktori.

“Më vjen keq që i kam lënduar njerëzit. Jam duke u përmirësuar dhe dua të vazhdoj ta bëj këtë gjë. Qëllimi im është t’i bashkoj njerëzit, jo t’i përçaj. Shumë dashuri dhe vlerësim për Akademinë. Shpresoj që të takohemi sërish”, shkroi ai në një postim tjetër në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *