• |
ide | kryesore

Konviktet si stalla; Studentët nuk kanë kushtet normale për jetesë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur studentët ngrenë zërin edhe për përmirësimin e kushteve të konvikteve, Top Channel ka bërë një vëzhgim brenda godinave të rezidencës universitare studentore nr.1 në Tiranë, për të parë se çfarë ofron kjo rezidencë, sidomos me ardhjen e dimrit. Kjo është një nga dhomat e konvikteve në qytetin Studenti ku jetojnë 3 studente mes lagështirës në 15 metra katror.

“Kemi vetëm një lavaman, ku lajmë enët, sytë dhëmbët në mëngjes. Dhe nuk mjafton besoj për 3 goca në një ambient kaq të vogël”, shprehet një studente.

Një dhomë ku mësohet edhe gatuhet, dhe ku ngrohja mungon. Gjumi në dyshekët me njolla, apo dyshekë që u kanë dalë sustat nuk bëhet i qetë. Problem mbetet edhe ngrohja, pasi prej vitesh kaldajat nuk punojnë.

“Ngrohësen e kemi blerë vetë, dhe kjo tostierja, frigoriferi apo interneti janë të gjitha tek një prizë”, shprehen studentët.

Por ajo çka të alarmon është rreziku që u kanoset nga elektriciteti. Vetëm një javë më parë, 3 studenteve u shpërtheu e vetmja prizë që kanë.
Por vështirësitë nuk mbarojnë me kaq.

Dera është një problem tjetër për konviktet që kanë ballkon, pasi nuk kanë asnjë siguri.

Papastërtitë në tualetet e përbashkëta dhe oraret për të bërë dush është një shqetësim tjetër i studentëve, me dritaret pa xhama nga ku hyn i ftohti.

“Për më tepër nuk është vendosur dorë, apo të përmirësohen kushtet e kësaj dhome dhe kjo ka sjellë që salla studimi të kthehen në dhoma, e si pasojë tani ka vetëm dy salla studimi në dy godina”.

Të tre vajzat paguajnë nga 45 mijë lekë në vit për t’u strehuar në këto godina, dhe nëse vetëm 1/3 e pagesës do të investohej çdo muaj në dhomën e tyre, tregojnë studentet, kushtet në vitin e dytë të shkollimit të tyre do të ishin shumë më të mira. Dhe pyetja që ngrenë është ku shkojnë lekët?!/tch



4 Comments

  1. A ke ndonje ide sa fonde mbledh erjonka nga taksa e arsimit qe ju a merr edhe pensionistave? Kerkojeni me shkrim nga mica anglisht folese e financave.
    A e keni idene sa fonde mbledh madmazel kecapi nga tarifat e dpd dhe te fshehta nga ju.
    Atehere shuma e dy shumave ku shkon? Sa harxhohet per ju? Ah mos harroni edhe 1500 lekshin e bankes qe detyroheni te paguani per cdopages per universileshet. Kjo asht me knaq bankat pyesni malajn se mica zdin gja?

  2. Te njejta kushte pak me mire se ne kohen kur kam studiuar une ne vitet2010-2015 kur saliu dhe shpura e tij benin kerdine ne qytetin studenti me ne kryetrimin Kir Hajdari dhe me drejtor Brovina,lajmet e top chanel do hani buke ju te lapsit dhe skifterat e PD

  3. kjo eshte dicka e trasheguar vit pas viti. mosinvestimi ka sjellur ne gjendje por ndryshimet kane filluar dhe Rama e postoi dje projektin per konviktet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *