• |
ide | kryesore

Kupa Libertadores edhe mund të mos luhet: presidenti i Boca apelon në CAS

Sport



River Plate-Boca Juniors është një ndeshje e pafund, vetëm se më tepër se në fushë, aktet po zhvillohen jashtë saj. Dy ditë nga finalja e kthimit e Kupës Libertadores në program të dielën në Madrid, pas dhunës jashtë stadiumit Monumental që cuan në shtyrjen e ndeshjes, presidenti i Boca – Daniel Angelici – ka njoftuar ankimimin në CAS për të fituar ndeshjen në tavolinë, e kështu edhe trofeun, duke kërkuar pezullimin e ndeshjes.

Anikimi i Boca Juniors në CAS ka qëllim shpalljen kampion i Kupës Libertadores, pa luajtur fare. Lajmin e ka konfirmuar presidente i Xeneizes, Daniel Angelici, duke ndërhyrë në Cadena Ser, vetëm dy ditë pasi është refuzuar nga Conmebol, në ankimimin e prezantuar nga Boca Juniors, që dëshironte fitoren në tavolinë pas sulmit të tifozëve të River, përpara ndeshjes së kthimit, gjë që detyroi disa lojtarë të Boca të kishin nevojë për ndihmë mjekësore. Finalja e kthimit e Kupës Libertadores është në program të dielën në Bernabeu të Madridit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *