• |
ide | kryesore

(LIVE) Nis marshimi, mijëra studentë drejt Ministrisë së Arsimit

Lajme, Të fundit



Sikurse paralajmëruan ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi bllokuan kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit, ata nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. “U plotësua vetëm një nga kërkesat, por ne nuk ndalemi. Ajo ishte sa për të na mbyllur gojën. Ne nuk do ndalemi. Ne kërkojmë kushte më të mira. Jemi nisur tek ministria e Arsimit. Në rast se do të ketë ndryshime në masë, do t’i bashkohemi”, tha një nga protestuesit.


Ata kërkojnë përgjysim të tarifave të studimit, si dhe një sërë pikash të tjerë. Ndërkohë dje ministria e Arsimit pranoi vetëm një prej pikave, heqjen e tarifave për provimet e mbartura.

 



3 Comments

  1. Ju lumtë dhe qofshi të bekuar që na ringjallët përsëri shpresën se nuk qenkemi edhe fort kokëulur ndaj pushtetit të edvin lapangjozit.

    Jemi me ju ditë e natë.

    Zoti ju bekoftë.

  2. Qofshi te bekum, lulet e Shqipërise, so. shpejt do dalim edhe ne prinderit,
    Tirania I ka ditet e numuruara,
    Na prifte e mbara, yh.

    Sa bucet godet Furtuna…
    Se Tirani lebetitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *