• |
ide | kryesore

Manchester United/ Helmi i Scholes: “Zidane pas Mourinho? Ka fituar tek Real sepse…”

Sport



Rezultatet nuk po vijnë e, pavarësisht kalimit të raundit në Champions League, gjërat në shtëpinë e Manchester United nuk duket se po shkojnë në rrugën e duhur.

Të shumta polemikat, sidomos përreth figurës së José Mourinho, që nuk është se bën gjë për ta parandaluar këtë. Kjo është edhe arsyeja që, pas cështjeve të përfolura mes teknikut portugez e disa lojtarëve të tij, mbi të gjithë me Pogba, e ardhmja e Special One është në dyshim.

Në kampin e Djajve të Kuq po mendohet për sezonin e ardhshëm, ku në pankinën prestigjoze të klubit anglez mund të jetë Zinedine Zidane i cili vjen nga sukseset me Real Madrid e aktualisht i lirë nga impenjimet.

Vetëm se jo të gjithë janë të bindur për ti dorëzuar pankinën e Manchester United legjendës së futbollit francez e botëror. Ish-mesfushori anglez Paul Scholes ka ndërhyrë në BT Sport për të komentuar ngjarjet në ish-skuadrën e tij.

Nëse e ardhmja e Mourinho mund të jetë larg Manchester, nuk është e thënë që ajo e Zidane të jetë në Old Trafford, sepse nuk është e thënë që ti besosh pankinën e Djajve të Kuq francezit është zgjedhja e duhur. Sipas Scholes, në fakt, ka shumë aspekte që duhen patur parasysh: “Jemi të sigurtë se është njeriu i duhur për të pasuar Mourinho? Zidane erdhi dhe fitoi tek Real Madrid me një grup të formua, të përbërë nga lojtarë fitues. Puna që duhet të bëjë në Manchester është krejt ndryshe. Nuk them se për të nuk ishte e vështirë të fitonte, por këtu duhet ti bëjë gjërat ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *