• |
ide | kryesore

Ministrja Nikolla i kthen përgjigje studentëve

Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje studentëve, por ata përsëri thonë se nuk ka negociata.

Përgjigjia e Nikollës

Lidhur me pikën 1,6 dhe 7 të kërkesës për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe bxuhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posacme të punës me përfaqësues të Këshillave studentoë, MASR dhe institucioneve publike të larta.

Lidhur me pikën 2 dhe 3 të kërkesës konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshimet ligjore, të cilat do të jenë pjesë e diskutimeve të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen.

Lidhur me pikën 4 dhe 5 të kërkesës sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor të studentëve të ciklit të tretë të studimit përfshirë dhe gradën shkencor tashmë është garantuar ligjërtisht.

Lidhur me pikën 8 të kërkesës suaj sqarojme se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe branda vitit akademik 2018-2019 do të jenë të pajisur me kartën e studentit.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.



2 Comments

  1. Ti po pranon gjithcka madmazel kecapi, poo kusht per ty duhet te jete kthimi vajzes tande nga studimevakancat ne France, te dipllomohet e te jetoje ne konviktet shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *