• |
ide | kryesore

“New York Times”: Qeveria e Tiranës sprapset nga studentët

Lajme, Të fundit



“Të mërkurën qeveria shqiptare u spraps pas kërkesave të studentëve duke e anuluar taksimin e dyfishtë për përsëritjen e provimeve, por tha se nuk mund të bënte asgjë për nivelin e tarifave sepse ato janë vendosur nga vetë institucionet të cilat janë pjesërisht me vetëfinancim”.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” e cila raporton për protestat masive të studentëve në Tiranë.

“Mijëra studentë të universiteteve publike bllokuan rrugët kryesore në kryeqytetin, Tiranë duke protestuar përpara ministrisë së Arsimit. Ata thanë se do të bojkotojnë mësimin derisa kërkesat e tyre të plotësohen. Protesta kal pasur gjithashtu edhe në disa qytete të tjera.

Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifës vjetore që varion nga 20 mijë në 320 mijë lekë. (180 $ -2 915 $).
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se tarifimi i dyfishtë për përsëritjen e provimeve do të hiqet, shtoi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë për tarifat.

Studentët u shprehën se do të vazhdojnë protestat derisa kërkesat e tyre të përmbushen. Ata kërkojnë gjithashtu kushte më të mira akomodimi dhe përfaqësim në organet e vendimmarrjes” – thuhet në shkrimin e NYT. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *