• |
ide | kryesore

“Ngelës”, Rama zbut fjalorin: Sot do doja të isha student protestues dhe jo kryeministër

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga dy ditë më parë, kur Edi Rama i quajti studentët protestues ngelës, sot deklaroi në Facebook se sot do të zgjidhte të ishte student protesues dhe jo kryeministër në zyrë.

Në këtë tërheqje, Rama i ftoi studentët të takoheshin me të, pa drejtues apo pedagogë.

“Shqetësimi adresohet përmes dialogut. Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa rrezik nga plumbat. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë. 

Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë ata, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë”, tha Rama.

Por në një përgjigje për komentuesit në Facebook dy ditë më parë, që i kërkojnë të zgjidhë hallin e studentëve, Rama i hodhi benzinë zjarrit duke u sjellë njësoj si me protestuesit e Unazës apo ata të Teatrit, që i përçan në të mirë dhe të këqinj.

Me një cinizëm të pashoq, Rama pyet: “janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?”, duke i grupuar kështu ata në nxjënës të mirë dhe nxënës të dobët.

Protesta, tashmë e shtrirë në disa qytete të vendit, duket se ka detyruar Ramën jo vetëm të tërhiqet nga këto komente, por edhe të zëvendësojë cinizmin e tij me një empati të shtirur.

(VIDEO) Shikoni protestën e studentëve në gjithë Shqipërinë 

©Lapsi.al 

REAGIMI:

edi-rama

 



18 Comments

  1. Hipokrizi…i shtrine doren “ngelesve”.Po ky “njeri” me veprimet e tij i nxorri ne rruge studentet dhe tani kerkon bisedime.
    Ps.
    Gjendja psikologjike sot e k/k ishte dukshem anormale.

  2. Dihet, kercen Prifti nga belaja,
    trim ish- protestues…
    Po ne do pysim I her taksapaguesit Kazan, Gomar, Lehane…. DELE…
    qe ene SA ditë
    duhet te rrish ti Botnori ne zyre qe te duket ytja (vetem b. eshte ytja, ashtu si e di ti qe eshte, o Bojaxhi)
    dhe te kthejme xhevap
    cili do I thote ‘bujrum’ tjetrit.

    Flm per foton e Gomorit, Lapsi.

  3. Ku shkoi arroganca dhe mosperfillja, fyerja e kundershtareve dhe e gazetareve? Mos valle ne Delawere? E kuptoni o njerez situaten?

  4. Po te vjen fundi shoku Kadri Rama prandaj po ben kthese 180 grade. Por vetem ne qofshin budallenj ata te besojne ty o mashtrues ordiner

  5. MASHTRUS DIL ATJE NE PROTEST LERI FJALET MASHTRIMET DO PERBALLESH SHUME SHUM KEQ NJE DITE. NUK DO JEPET MUNDESIA TE LARGOHESH I GUESKI.

  6. Me kujton levizjen e 91 ..ramiz alia kerkoi” dialog” studentet ishin ne bllok kunder..por ai e realizoi ,dhe pasoja ..i percane studentet.. ,dhe e morren persi pushtetin ,gjasme bene nje “dialog” per *pluralizem*…dhe ne mbetemi jasht Evropes..skllever ne mes te Evropes!
    Jo dialog me qeverine!!,por bashke !!,

  7. Lirine e protestes tregoja Kuksianeve se sa i bute u tregove.

    Studentet kane numrin, prandaj u bere i urte.

    Numri te kall daten.

  8. SHQIPTARE!
    EDHE NJE HERE
    E PAME
    SI
    BEHET KM sherbyes. I Sivranit
    nga RRugaç I drogum

    KY ish protestues botnor.

    A duhet
    te marre fryme akoma
    KY legen
    në zyren qe I duket e vetja akoma??

  9. Edvin Kadriu,nga Surreli Maqedonia osht afer. Paska qene e shkrujtme per ju me demek socialrilindas qe para se me ra prej fiku ta boni nji vizit ne Maqedoni

  10. Gjynah sa po vun i shkreti. Ne nuk ia kuptojme hallet fare… eshte e veshtire te kesh kaq shume per te vjedhur… per te punuar doja te thoja

  11. Tall mythen me kete popull. E bane vendin tallave me tre akorde e me tre vargje.
    Zoti ta shperblefte ku te djeg ma fort

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *