• |
ide | kryesore

Nuk është Zidane: 45 milionë stërlina duhen për trajnerin e ri të Manchester United

Sport



Manchester United dëshiron me cdo kusht Mauricio Pochettino në pankinë për sezonin e ardhshëm. Një fitore në pesë ndeshjet e fundit të Premier League ka thyer edhe më keq raportin mes Red Devils e José Mourinho, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë plotësisht në Old Trafford. City është 18 pikë larg e pa kualifikimin në Champions lamtumira e Mou do të ishte më e thjeshtë.

Një skenar kompleks ai i dizenjuar nga The Sun që tregon në detaje situatën e pakënaqsësisë së dy protagonistëve të historisë në pankinat respektive. Mourinho ka një kontratë deri në 2020 me Manchester United, por rezultatet – mbi të gjitha në kampionat – nuk janë të pëlqyeshëm. Red Devils janë jashtë luftës për titull dhe ndodhen 10 pikë pas Tottenham të Pochettino, dëshira e deklaruar e drejtuesve të United. Tekniku argjentinas, që është gjithashtu edhe në orbitën e Real Madrid, nuk është i kënaqur nga administrimi i merkatos nga ana e shoqërisë e pavarësisht se ka firmosur një kontratë prej 8 milionë stërlina deri në 2023, kërkon të largohet nga Spurs në fund të sezonit.

Një klauzolë mbi kontratën e pasur të Mourinho, sipas tabloidit anglez, do ti lejonte Man United të kursente shumë në divorcin me portugezin, nëse skuadra nuk kualifikohet në Champions League e ardhshme, por nga ana tjetër për të marrë Pochettino nga Tottenham nevojitet një shumë prej rreth 40-45 milionë stërlina. Pastaj mbetet edhe fakti për të bindur argjentinasin që e ka refuzuar njëherë United në 2016, për të marrë vendin në Old Trafford, pas largimit të Van Gaal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *