• |
ide | kryesore

Përse arsim publik falas?

Blog



Arsimi publik duhet të jetë falas! Sepse “arsim” është thjesht procesi i transmetimit të dijes njerëzore nga një gjeneratë tek tjetra. Kjo dije njerëzore nuk ka çmim. Ajo nuk mund të tarifohet sikur të ishte tregti zarzavatesh. Sepse asnjë nga kontribuuesit e mëdhenj në akumulimin e kësaj dijeje, prej Platonit, Pitagorës, Euklidit, Hipokratit, Homerit e deri tëhu, nuk merr dot (e as ka kërkuar xhanëm), të marrë në shekullin tonë kompensim për kontributin e vet për dijen njerëzore. Nëse jo për të “paguar” të zotët e shkencave që sot mësohen në shkolla, atëherë për çfarë shkojnë këto “tarifat” që u merren studentëve?

Dija i përket njerëzimit. Të gjithë duhet të kenë akses të pakufizuar tek ajo, e më pas, më i zoti le të përparojë. Shkolla është vetëm mekanizmi që kemi krijuar për t’i dhënë mundësinë dijes të arrijë tek gjithsecili. T’i vesh tarifë thjesht mundësisë nëse një njeri duhet të bjerë apo jo në kontakt me dijen, do të thotë ta rezervosh përgjithmonë ndriçimin për të pasurit dhe errësirën e përjetshme për të varfërit. Pra ARSIM PUBLIK FALAS.

E sa për kushtet në të cilat merret ky arsim, për klasa të pajisura mirë, konvikte të ngrohura, institucione të bollshme për të gjithë, të shërbyera nga arsimtarë të shpërblyer e të motivuar, kaq detyrim ne si shoqëri, prindërit, vëllezërit e bashkëkombësit e studentëve, e paguajmë me taksa. Ashtu siç mirëmbajmë me taksa kushtet e të burgosurve nëpër institucionet përkatëse, siç paguajmë për “lehtësitë” në kryerjen e detyrës së shtetarëve, po ashtu edhe arsimimi cilësor i studentëve tanë mbulohet nga paret që na merren me taksa neve. Asnjë kacidhe shtesë s’kanë pse nxjerrin nga xhepat studentët. Kaq!

*Marre nga Facebook i autorit Sokol Shameti



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *