• |
ide | kryesore

Përse u kritikua performanca e Mc Kreshës dhe Fifit dje në “Kënga Magjike”

Paparazzi, Slider

Me shumë padurim u prit nga publiku performanca live e këngës “Psikopatja jote” nga Fifi dhe Kresha duke qenë se ky duet është në “Top 3” këngët më të lakuara për të marrë trofeun.

Ndonëse publiku ishte gjithë kohës në këmbë duke kënduar pas Fifit dhe Kreshës në televizion u vu re se kishte një ngërç që nuk i lejoi këngëtarët të jepnin më të mirën e tyre.

Një sërë komentesh kanë vërshuar menjëherë në rrjet ku disa prej tyre thonë se Fifi ka qenë e ftohur ndërkohë që të tjerë thonë se brohoritjet e sallës nuk i kanë lënë këngëtarët të dëgjojnë muzikën në kufje.

E vërteta duket se ka qenë një problem teknik. Sipas Blitz.al, Kresha ka qenë mjaft i acaruar kur ka përfunduar performancën duke treguar në orapaskenë se në asnjë moment nuk e ka dëgjuar muzikën në kufje, çka e ka vështirësuar shumë këndimin.

Sidoqoftë dyshja padyshim do ketë një performancë edhe në finale e me siguri gjërat do jenë rregulluar deri atëherë. Publiku e pëlqeu performancën edhe pse kishe disa defekte të vogla që siç duket kanë ardhur nga teknika e audios.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu