• |
ide | kryesore

Propaganda e Lindita Nikollës/ Tirana zien nga protesta studentore, ministrja inspekton punimet në konvikte (VIDEO)

Lajme, Të fundit

Në kohën kur Ministria e Arsimit ishte e rrethuar nga mijëra studentë që protestojnë për tarifat e shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, ministrja Lindita Nikolla gjeti kohë për të inspektuar punimet në godinën Nr.2 të Qytetit Studenti, pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Kjo video stil propagande e shpërndarë në redaksitë e medieve nga Zyra e Shtypit e Ministrisë së Arsimit, vjen në një kohë që ministrja Nikolla është vendosur në qendër të kritikave nga studentët.

Investimi i filluar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë nëpërmjet bankës KFV është prezantuar që mandatin e kaluar nga qeveria Rama.

Propagandës së ministres i dhanë një përgjigje origjinale këto dy studente të inxhinierisë që mbanin në duar pankartën ku shkruhej: “Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të inxhinierisë.”/Ora News

2 Comments

  1. Vetem propaganden e qajne keta,mbase lexojne dhe shume si ministrja Kurvaro .Perte vjedhur jane te papam (e tha dhe deputeti i ps) po po me punen s’kane lidhje fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu