• |
ide | kryesore

Provokon Arian Çani: A qëndron Erion Veliaj pas protestës së studentëve?

Lajme, Të fundit



“A është Erion Veliaj regjisori i fshehtë i protestave studentore”. Me këtë titull gazetari Arian Çani provokoi që në nisje të emisionit të tij, mbrëmjen e së premtes. Sipas idesë së tij Çani hodhi dyshime se ajo mund të mbështetet në prapaskenë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkak të përplasjeve që kanë këta të dy. Moderatori i “Zonë e lirë” tha se nuk e beson që protesta të jetë “pa kokë”.

“Kush po e organizon protestën? Nuk është pa kokë. Nuk ka protestë pa kokë. Kujt i intereson kjo protestë? Ne e dimë që Veliaj kontrollon shoqatat, kontrollon mediat” – tha Çani. Ai tha se opozita do të kërkojë të përfitojë prej saj, por nuk rast të rrëzimit të Ramës, e majta mund t’i fitonte zgjedhjet me Veliajn në krye sepse sipas tij opozita ende nuk ka forcën e duhur. Çani tha se protesta e studentëve është e ngjashme me atë të armëve kimike ku Rama nuk u thoshte dot “JO” amerikanëve dhe ngriti qytetarët në protestë. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Le kokrren e namit ti e soji jot qe nxjerrin lloj lloj emrash ,e bene si filma me 007 ! Ata jan studente e sduan ti vjedhin kto qe mendon ti se i kane ngrit ne proteste ! Jane organizu vete se kane mend 10her me shum se ti e shokt e tu bashke ! Turp !

  2. Skifteret i sulen canit,por harruat qe dhe grida Duma tha mbreme qe protesten po e organizon ps,meruni me griden o skiftera te PD

  3. E lexova po këtë shkrim edhe tek MAPO.
    Këtu na del se është shkrim i Lapsit.
    Top Channel doli hapur si mbështetës i Ramës kundër Xhafës e Veliaj.
    Që disa studentë të fakultetit të Urbanistikës e Arkitekturës janë treguar agresivë si ndaj ministres së Ramës, ashtu edhe partive opozitare, kjo të lë dyshimin se mbase Rama do ta bëjë kurban edhe ministren Kumbaro, por kjo nuk e përjashton edhe mundësinë që të jetë klani i Veliajt me Xhafën, që i nxit këta studentë të FRESH-it, që të bëjnë lojën e tyre. .
    Një gjë nuk e kanë parashikuar klanet socialiste.
    Ate që shkëndija qe nisën me “arkitektët” do të kthehet në një zjarr të madh që mund të djegë klanet e “rilindjes”.
    Lexova të shkruhej në gazetat e majta, se “studentët” (në fakt vetëm nje pjese e studentëve) kanë bërë thirrje që nesër, të mos i bashkohen studentëve të dhjetorit të vitit 1990.
    Të shohim se sa studentë do ti bashkohen opozitës në protestën kundër kryeministrisë e sa të tjerë do të vazhdojnë teatrin me Kumbaron para ministrisë së arsimit.

  4. Jo mor Cani.Veladin Qyrku eshte nje i tredhur nga Rama ,ai ben si i forte me fakiret qe shesin rrugeve por me kapon e mafjes (KM) s’behet fjale fare.Me te ai ka vetem nje mision , t’i lepije qoshen gjithe kohen.

  5. Eshte ´Levizja per Universitetin’ qe perfshihet gjithmone ne te tilla protesta. Keta neo-komunistet e bythes, mbasi marrin fonde me firmat e dy mbeshtetesve te Veliajt-Leart Kola dhe Andi Kananaj- i nxjerr Arlind Qorri ne proteste kundra bashkise! Mesazhi dhe qellimi eshte i qarte: protesta nuk duhet te kanalizohet nga kundershtaret e rilindjes!!! E mbani mend ate Eljan Taninin qe protestonte per parkun dhe u terhoq sapo mori nje leje kioske nga Veliaj tek parku shoqeruar me fondin 20 mije euro. Keta pra jane Arlind Qorrat &co, qe Bushati si sorosian i vogel nuk do t’i denoncoje kurre si fenomen negativ, por do leje dyshime per teori koonspirative per cilindo qe ja çjerr masken neo-komunisteve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *