• |
ide | kryesore

Radiografia/ Lëvizjet në panik të qeverisë nga frika e protestës së studentëve

Arkiva, Kryesore

Në ditën e parë të protestës Edi Rama reagoi si të gjithë herët e tjera ndaj atyre që e kundërshtojnë: u përpoq të vendosë një pjesë të margjinalizuar me pjesën tjetër të shqiptarëve. Ai iu drejtua këtyre të fundit: “A është e drejtë që të gjithë taksapaguesit të paguajnë për studentët ngelës”?

Nënteksti qe i qartë se qeveria nuk do të përkulej përballë disa katranjozëve. Këtë mesazh e mori edhe Lindita Nikolla, ministrja e arsimit që i kaloi me indiferencë protestat fillestare të studentëve

Por kjo arrogance tipike prej kleptokratësh i nxehu dhe më shumë gjakrat. Dje protesta studentore u shndërrua në uragan. U ngritën rrethet, u bashkuan fakultetet në Tiranë dhe u derdhën në rrugë duke shpallur një ultimatum me 4 pika që skadonte në ora 16 00.

Lexo me tej:

Andi Bushati/Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

Tre orë para afatit, ministria u zbyth dhe tre orë para afatit deklaroi se plotësonte tre nga katër kërkesat, atë për heqjen e tarifave shtesë që ishte shndërruar edhe në shkrepsen që i vuri benzinë zjarrit.

Por, kjo nuk mjaftoi. Në këmbim studentët filluan këngën” e duam Nikollën të dalë në boulevard dhe i shtuan kërkesat deri në arsim falas dhe pajise me kartën studentore.

Ky është edhe çasti ku qeveria u fut në panik. Ku ajo kuptoi se protesta qe aq e madhe sa nuk mund të shuhej me arrnime mashtruese.

Nga ky moment, nga arroganca rilindasit ndryshuan faqe. Ata u angazhuana në një betejë kundër kohës për ti joshur sa më shumë protestuesit.

Rama vetë të enjten pasdite postoi një projekt 3D se si do të shndërrohen godinat e qytetit studenti. Pas tij vetë ministrja Nikolla veshi portokalli për të reklamuar rikonstruksionin e konvikteve të reja. Megjithëse këto pamje ishin antetieza e kushteve reale të jetës së studentëve që tregoi një kronikë e Top Channel, ato ishin lëvizje të dëshpëruara për të treguar një qeveri që po zbythej hap pas hapi.

Ka edhe më vetë Rama doli në një video ku ai tha se zyra e tij nuk qe e Edit por e protestuesve dhe i ftoi ata që i kishte konsideruar si ngelës të diskutonin së bashku në kryeministri pa ndërmjetës.

Dhe ndërkohë që kërkesat e studentëve avancuan nga 4 në 8 duke shtuar fondet për këkrkimin shkencor dhe kartën studentore aq shumë të premtuar prej vitesh, Lindita Nikolla tha menjëherë se qe e gatshme të diskutonte edhe për ato.

Po pse Rama dhe ministrja e tij e kanë flakur tej arrogancën e treguar gjatë çdo proteste tjetër ?  Pse tigrat e rilindjes po sillen si ëngjëj ? Ps ata janë gati të plotësojnë ç’do kërkesë që nuk del nga kuadri i universitetit ?

Kjo po ndodh nga paniku se ata e kanë kuptuar se manifestimi është në prag të shndërrimit në një rrevolucion. Ata e kan kuptuar se në slloganet e hedhura, në qendrimet e mbajtura po ravijëzohet një grupim antisistem. Një grupim që denoncon vjedhjen nga të pasurit, mungesën e shpresës për të ardhmen, pengimin ekarierrës dhe ngritjen e një muri pabarazie që e bën këtë vend të pajetueshëm.

Mos e humbni/ Manifesti i kërkesave antiqeveritare të studenteve ( në vargje)

Të ndërgjegjshëm se këto ide mund të përhapen si njolla e vajtit, Rama dhe Nikolla po tregohen të gatshëm të flakin tejë brutalitetin dhe të plotësojnë çdo kërkesë aktuale. Sepse ata e dinë se sa më shumë të zgjsin manifestimet, aq më vështirë do ta kenë të pengojnë përhapjen e tharmit që po lind brenda lëvizjes studentore.

©Lapsi.al

23 Comments

  1. Edi ma jep mua zyren se ta realizoj projektin per 30 miljon Euro. Vetem 1 miljon do mbaj per vete. Po teproi dicka do i kthej mbrapsh. A quhet kjo e mire publike. Bile nuk me duhet zyra vare vetem ma li mua ne dore.
    Thanks

  2. Kryeministri i kerkoj takim! Keto qe nuk shkojne ne takim thjesht jane te politizuar dhe nuk perfaqesojne studentet….turp!!!

    1. Moj Anxhela moj rilindase te paska ushqyer mire eddi rameliu ..
      Sekupton qe ja ka fut thiken ne palce ketij vendi ne bashkepunim me oligarget..

    1. Me mire vone se kurre..
      Po thuaj ishalla nuk e lene me kaq studentet..se po u shuajt dhe kjo proteste nuk ka me shprese per kete vend..vetem pleqte dhe oligarket me edi rameliun do ngelin ketu..😢😢😢

    1. Cfare negociatash do bejsh moj Sara..
      Per 620 leke do bejsh negociata 😂..
      Duhet me i kerku ulje te tasave rritje te pagave, pune, ulje te cmimit te energjise te naftes se po i paguajm me shtrenje sd ne norvegji kur atje eshte paga mesatare 4000 euro e ketu as 300 euro..duhet me u kerku te anullohen koncesione se po kalojme ne rruget e bera me taksat tona duke ju paguar takse shtese bashkepuntoreve hajdute te edi rameliut..e shume te tjera..😢😢😢

  3. te hiqet edhe mesatarja per tu pranuar ne universitet. te jete shkolla falas fare. te paguhet furgoni per konviktoret ne fundjave. te kete mensa ku studentet hane falas tre here ne dite. te jene ter tekstet shkollore falas. te mos kete mesim pas ores 1 pasdreke.

  4. une jam mario dhe studioj tek politekniku me mesatere 9.5, nuk bashkohem fare me keta sepse ato kuota do bejen qe neser pasneser mos te anjkohemi m per kushtet ne auditore dhe laboratore. ska menyre tjeter qe ne shkolle te investohet

    1. Mario bytha,te lut me ja nje cape kar,por lyeje me kripe qe ta shojosh me mire.mund ta shoqerosh edhe me nje garuzhde me mut

  5. Mario po te ishte Edi do te kishte terhequr verejten per drejtshkrimin. Je i lire te shijosh rritjen ekonomike te Ahmetajt dhe mirqenjen 3D dhe te ardhmen e ndritur.

  6. L.Nikolla. bejini share.pse si ben share ti. Po ti.ti tjetri I ke bere share thotë:

    Une jam LIndita Nikolla dhe kam mbaruar me mesatare 5.9
    Po jam shume dakord me ju studentet I duan gjerat qyl, ata jane e keqja e ketij vendi prandaj duan qe te ikin ne gjermani e te pine kafe atje
    Po le te ikin sepse ne te miret do rrime ketu te studiojm fort, e te mposhtim cdo veshtiresi e cdo perpjekje qe behet per te ndaluar ecurine e reformave tona. Kjo eshte nje demostrate e mirefillte me prapavije politike qe do marre pergjigjen e merituar.

  7. Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me UNITED States of America & Europian Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  8. Per komentuesin me siper. E najta megjothese duhet, eshte shume hajdute per t’u marre ne konsiderate dhe per qeverisje. Nje e djsthte konservatore do arrinte ta bente Shqiperine. Fatekesisht Shqiperia eshte qeverisur per 74 vjet nga e majta dhe rezultatet po i shohim cdo dite. Shtresa ekstremisht e pasur ose oligarket eshte krijuar nga e majta nepermjet vjedhjeve te shumta qe i jane bere ketij vendi. Vetem nje e djathte konservatore dhe e mirestrukturuar e krijuar nga njerez realisht te djathte mund ta cije vendon perpara

    1. @patriot
      Duke perjashtuar oligarkine e majte & te djathte,
      gjendja e shqiptareve eshte pergjithesisht shume e mjerueshme.
      Nuk e kam fjalen ne koment, per uzurpuesit “e majte” qe vetem pseudonimin kane te tille.

  9. Qendra per Vetingun Akademik ne Shkencen dhe Arsimin Shqiptar (VASHA-Shqiptare) thotë:

    Në emër të të Shkolluarve Jashtë: Lindita Nikolla ik!!!!
    Nga Edmond Çata, PhD

    Lindita Nikolla duhet të ikë nga posti i Ministres së Arsimit!!!
    Dy ditë më parë, nisur nga bërja publike e praktikave të plagjiaturës, shkruaja që Kryeministrit Rama mund ta shihte këtë fakt si një shanc për të ndrequr gabimet e bëra nga e ashtuquajtur reformë e arsimit të lartë, ose për të ndërmarë prekjen e problemeve reale që janë lënë siç kanë qënë! Protesta e studentëve gjithashtu është një shanc për Kryeministrin Rama për të ndërmarre akte politike që ndoshta më parë kanë qënë të pamendueshme!
    Nëse Kryeministri Rama do me të vërtetë të tregojë që do të mbajë një qëndrim tjetër ndaj arsimit të lartë, universiteteve, studentëve, dhe reformës në arsimin e lartë, në emër të gjithë atyrë të rinjve si unë të shkolluar jashtë në Universitetet Amerikane, Angleze, apo Europiano-Perëndimore i propozoj Kryeministrit Rama të ndërmarrë këto gjëra:

    1. Të shkarkojë Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Detyrat e saj ti ngarkohen ti kryejë një nga zv-ministrat aktualë!
    2. Të heqë nga sqetulla e autoritetit të Ministres së Arsimit mbulimin e arsimit të lartë, universiteteve, dhe kërkimit shkencor!
    3. Të krijojë një post, me atributet e Ministrit pa portofol, që të mbulojë specifikisht vetëm Arsimin e Lartë, Universitetet, dhe Kërkimin Shkencor; i cili të ketë të gjithë mandatin dhe autoritetin e nevojshëm për të bërë katër gjëra: 1) për të formuluar një platformë hapash konkretë, 2) për të ngritur një ekip të vetin, me eksperiencë dhe njohje të modeleve dhe funksionimit të universiteteve sipas standarteve perëndimore, 3) për dhe udhëhequr ndërmarrjen e të gjithë ndryshimeve të nevojshme, dhe 4) për të kryer vetingun akademik në sistemin e universiteteve publike!!!!
    4. Të vendosë në detyrën e Ministrit pa Portofol një person me kredenciale që ti përgjigjen nivelit të sfidës së reformimit të arsimit të lartë dhe sistemit të universiteteve publike; që të ketë njohje dhe eksperiencë të mënyrës si funksionojnë institucionalisht universitetet përëndimore, të praktikave të qeverisjes së tyre, dhe të praktikave të shëndosha akademiko-shkencore.
    5. Të lejojë, dhe inkurajojë, Ministrin pa Portofol për Arsimin e Lartë, Universitetet, dhe Kërkimin Shkencor të ndërtojë një ekip specialistësh, të shkolluar jashtë, të pandotur nga politika, të papërzierë me partitë politikë, jashtë rradhëve të stafeve dhe drejtuesve aktualë të universiteteve, dhe jashtë stafeve aktuale të Ministrisë së Arsimit!!
    6. Të pranojë publikisht, dhe të bëhet garant politikisht dhe juridikisht, i ndërmarrjes së vetingut akademik në sistemin e universiteteve publike!
    7. Të shprehë dhe shpallë publikisht mbështetje politike, administrative, financiare dhe logjistike për Ministrin pa Portofol dhe ekipin e tij!!!

    Lindita Nikolla nuk mund të jetë më Ministrja e Arsimit për një numër arsyesh:
    1. nuk mund të jetë në postin më të lartë publik për çështjet e arsimit të lartë dhe universiteteve një njeri që studimet universitare i ka mbaruar me notë mesatare në 6!!! Që ka kryer studime master të paverifikueshme dot as si përmbajtje, as si cilësi, as si fushë!!!
    2. nuk mund të jetë ministre që ti japë mënd universiteteve dhe institucioneve kërkimore një person që shkollimin e vet universitar e ka kryer 25 vite më parë, nuk ka eksperiencë as në mësimdhënëse, as në kërkim shkencor!!!
    3. nuk mund të jetë ministre që të bëjë reformimin e arsimit të lartë dhe universiteteve një person që nuk ka haberin dhe nuk mund të kuptojë se si funksionon një universitet modern nga pikëpamja e qeverisjes dhe ajo akademike!!!
    4. nuk mund të jetë një ministre dhe të drejtojë efektivisht autoritetin më të lartë në arsim, një person që ka alergji dhe përbuzje për të gjithë ata të rinj të shkolluar dhe doktoruar në universitete amerikane, angleze, apo evropiane me një traditë dhe reputacion ku e ku më të lartë se universiteti ku ka mbaruar!!
    5. Nuk mund të të jetë ministre arsimi një person që i ka mbylluar dhe lënë papunë të gjithë ata të rinj të shkolluar jashtë dhe në vënd të tyre i ka bërë temena punësimeve nepotike dhe në funksion të sjelljes së votive për partinë e saj!!!!
    6. Nuk është e mundur të jetë ministre arsimi një person për të cilën më rëndësi kanë shifrat që llokoçit në gojë si çumçakiz sesa realiteti i vërtetë me të cilin përballen studentët në Shqipëri apo të gjithë të shkolluarit jashtë!!!

    Për të gjitha arsyet e mësipërme, Edir Rama bëju burrë, prano që Lindita Nikolla nuk mund të jetë Ministrja më e suksesshme e Arsimit dhe liroje nga detyra e Ministres së Arsimit!!!!

  10. Ne Europe levizjet antisistem po i nderon vota. Ketu mund ti nderoje vetem rruga. Sot te gjithe, me shume se kudo, jemi te vlefshem ne rruge. Flaka nuk mund te shuhet para se te gllaberoje kryeministrine. Cdo gje me pak se kjo eshte deshtim

  11. o Njerez ajo si Ministre duhet hequr si e paafte dhe e korruptuar dhe jo se ka patur mesatare te ulet. Vetem ne Shqiperi diskutohen keto gjera. Nuk eshte thene qe detyrimisht mesatarja eshte tregues per te qene drejtues apo minister. Vetem ne kohen e Dulles vihej ky kriter . Ajo duhet te largohet se e ka bere balte dhe pike, dhe jo vetem ajo por e gjithe qeveria. Me mesatare te larte ka qene dhe Edi, Saliu apo Fatosi, po shife ku e katandisen Shqiperine,

  12. E gjithë protesta e studentëve po mer një drejtim të dyshimtë nga disa persona që hiqen si drejtues të saj, e në fakt kërkojnë të shpëtojnë kryeministrin apo kryetarin e bashkisë së Tiranës.
    Është tepër e dyshimtë që disa organizata rinore neokomuniste, i kanë drejtuar të gjitha bateritë e tyre vetëm kundër ministres Nikolla, sikur tek ajo përmblidhet krimi e korrupsioni i qeverisë Rama.
    E para e punës, nga studentët si pjesa më e emancipuar e më vitale e shoqërisë, nuk duhet të pritet që protestat të parcelizohen vetëm për problemet e universiteteve, por për të gjith spektrin e problemeve që ka shkaktuar qeverisja e Ramës. E ato janë të shumta e lidhen edhe me prindërit e familjarët e studentëve, por edhe me të gjithë shqiptarët. Studentët duhet të paraqiten si avanguarda e mendimit politik në Shqipëri e jo si një sindikatë e arsimit.
    Së dyti, Si e tepruar dhe e dyshimtë më duket që protesta e studentëvetë kufizohet në rrugën e ngushtë të Durrëst, përballë ministrisë së arsimit, kur në Shqipëri sot ka 140 mijë studentë që duke u pesëfishuar me të afërmit e tyre famliljarë, mund të shkojnë deri në 7 e 8 qindmijë protestues.
    Pra duket kjartë se dikujt i intereson që protesta të kufizohet edhe si hapsire e të mos marë dimesionet e saj reale.
    Së treti. Ja nën presionin e studentëve, kryeministri do të kërkojë dorheqjen e Nikollës . Po a mos me këtë kurban të tij u zgjidhën problemet e arsimit të lartë apo qindra problemet që ka shkaktuar keqqeverisja e Ramës ?
    E dëgjojmë Ramën që përditë të thotë se unë jam zgjedhur me vota e do të bëhet si them unë. Këta ministra që ju kanë shpërthyer skamdalet, kush i ka përzgjedhur e i reklamon si të suksesshëm ?
    A nuk është kryeministri ?
    Ç’është pra kjo këmbëngulje e ndonjë Qorri neokomunist, që protesta të mos drejtohet kundër kryeministrisë por vetëm kundër Lindita Nikollës ?
    Së katërti. Kush e ka sajuar dhe e keqpërdor ate parullën hipokrite që e dëgjojmë shpesh në protestë “Jo politikë, jo politikë” ?
    Po si mund të konsiderohet “jo politike” një protestë kundër një reforme politike shkatërues të arsimit të lartë ?
    Arsimi i lartë nuk është ndonjë prone e ca neokomunistëve por e gjithë popullit
    Me këtë parullë mund të dalin e të protestojnë puntorët e ndonjë fabrike kundër pronarit, e jo eilita rinore e Shqipërisë
    Së pesti e së fundi.
    Meqë tek një pjesë e studentëve duket se është krijuar fiksimi që të distancohen nga partitë politike, si pranojnë që disa neokomunistë të marin frenat e drejtimit të kësaj proteste ?
    Të parët “politikanë” që duhet të largohen nga rradhët e protestuesve, duhet të jenë neokomunistët sepse që Shqipëri ka ngelur akoma si vendi më i varfër në Europë, më së shumti këtë e kemi peshqesh nga diktatura komuniste e modelit stalinist që përjetuam në 5 dekada.
    Ata që duhet të largihen nga jeta politike shqiptare, janë nostalgjikët e asaj diktature.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu