• |
ide | kryesore

Rama, Tahiri, Xhafaj e Balla rrugëve të Tiranës si personazhe të ‘Narcos’ (FOTO)

Lajme, Të fundit



Pas disa muajsh heshtje, graffiti të reja me përmbajtje politike janë shfaqur në rrugët e Tiranës.

Grupi i aktivistëve dhe artistëve anonimë, të njohur si Çeta, kësaj radhe kanë përfshirë në veprat e tyre Kryeministrin dhe ish-ministrat e Brendshëm, të akuzuar për lidhje të ngushta me bandat e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kudo nëpër muret e Tiranës, graffitit paraqesin si personazhe të serialit televiziv Narcos, kryeministrin Edi Rama, ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri (nën hetim për korrupsion dhe trafik droge), ish-Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj (i cili akuzohet se e mbrojti vëllanë e tij, një trafikant droge të kërkuar ndërkombëtarisht) dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Me artin e saj, Çeta ka denoncuar vazhdimisht disa nga ngjarjet më të rënda që kanë prekur opinionin publik, si vrasja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, luftën e Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë, largimin e komunitetit rom nga banesat e tyre apo hedhjen e salcës së domates mbi ministren Nikolla si shenjë proteste kundër reformës në arsim.

Për shembull në 2016-ën, grupi i artistëve dhe aktivistëve, vizatuan kudo në Tiranë- në dyert e Bashkisë, në instalacionin Reja, në parkun e lojërave tek Liqeni Artificial apo dhe në mure e kabina elektrike – portretin e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Punonjësit e bashkisë i mbuluan menjëherë me bojë portretet e Arditit.



7 Comments

  1. Ceta e PD po ringjall grupet guerilase te pksh.jeni trima dilni hapur,por parate ruso-serbe thone te qendroni fshehur,ne vitin2018 Ceta ka frike saliun e keni pyetur ju guerilasit e Ceta peteni se ju tradhton me vone ai

    1. ishalla e bejne shkollen e larte private edhe e shikojme si do dalin .do thote ndonjeri kane kushte. por shumica kane mare studifinacirin edhe i paguajne ato kur futen ne pune

  2. Kur flasin komunistet e meroqepazes dhe c-endrifuges oer guerrilas!!!!!!!
    O komentues i paemer, ver nje nofke kot, qe te kemi emer qe te te shajme sa te kemi bateri telefoni…..o kurve staliniste!

  3. Ti namyti dukesh qe je i myt,por mos harro ti mbash shishen saliut sa te shurroj ai,ke talent per kete o kurve shpellari e truthari,shko te shishja tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *