• |
ide | kryesore

Sërish alarm për bombë, evakuohen zyrat e CNN

Planet

Policia evakuoi zyrat e CNN në Neë York për shkak të një kërcënimi me bombë.

Të enjten në mbrëmje një telefonues kërcënoi CNN duke thënë se 5 bomba ishin vendosur në ndërtesë.

Policia mbylli rrugën 58, ku ndodhet ndërtesa Time ëarner ku janë zyrat e CNN.

Alarmi erdhi në redaksi rreth orës 22:00 dhe punonjësit u evakuuan.

Një skuadër bombe, policia dhe ambulanca nxituan në vendin e ngjarjes.

Por dy orë pas alarmit policia nuk arriti të zbulojë asnjë eksploziv në ndërtesë.

Alarmi për bombë vjen dy muaj pasi zyrat e CNN në Time ëarner Center u evakuuan në mënyrë të ngjashme për shkak të një bombe letër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu