• |
ide | kryesore

Studentët huazojnë titullin e këngës së Robert Aliajt: “Ah ku na hodhi zoti”

Lajme



Studentët kanë zgjedhur disa forma origjinale për të protestuar.

Ka patur disa mesazhe pikante të përcjellura përmes pankartave. Një ndër to është edhe pankarta me një frazë të shkëputur nga titulli i këngës së Robert Aliaj, i cili konkuron në festivalin “Kënga Magjike”, me këngën “Ah ku më hodhi zoti”.

“Ah ku më hodhi zoti, syrgjysonur e katosur
Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE-së,
Ku e lam’ e ku na mbeti, këtu vdes për bukë mileti,
Anës Zenes, i palarë, edhe ujin me orar.
Pranë sofrës, vdes urie, plot me lista veresie.”, janë disa prej vargjeve të kësaj kënge e cila përmend disa problematika në Shqipëri, një ndër to dhe varfëria, për të cilën edhe studentët kanë dalë gjatë këtyre ditëve në protestë.

Vetë këngëtari së bashku me vajzën e tij kanë qenë të pranishëm në protestën e ditës së sotme.

 “Studentët duhet të ndërgjegjësohen, të bëjnë trendin e politikës dhe teatrit. Jo si neve që e shkatërruam këtë vend dhe si lamë asnjë presje fëmijëve tanë. Bëjeni ju, se ne nuk e arritëm. Ju qëndroni të pastër, mos bëni siç bëmë ne ata të dhjetorit. Ata sollën këtë mizeralitet. Unë po bëhem 60 vjet me shpresën për t’u bërë ku vend dhe s’u bë. Shpresoj që ju premtim që do i jepni fëmijëve tuaj ta mbani që ata të kenë diçka. Është e rëndë kjo”, u shpreh Aliaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *