• |
ide | kryesore

Studentët ironizojnë Ramën: Fjeta te konvikti 3D i Inxhinierisë (FOTO)

Lajme, Të fundit

Studentë të universiteteve publike janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre.  Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet teksa nuk mungojnë as pankartat.

Me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe pankartat që mbajnë në duar dhe mesazhet që kanë zgjedhur të përcojnë përmes tyre. Studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se universiteti kushton sa një veshkë. Ndërsa përmes nje tjeter pankarte ata kane ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, per investime ne konviktet e fakultevte. ” Mbreme fjeta ne konviktin 3D te inxhinierise” thuhet ne nje prej pankartave qe studentet mbajne ne duar, shkruan News 24.

“Çdo njeri është fajtor për të mirat që s’ka bërë” thuhet  në një tjetër pankartë.

Në prag të festave të fundvitit, përmes një tjetër pankarte studentët kanë kryeministrit të bëhet ‘Babagjysh’ e të plotësojë kërkesat e tyre.

“Dje bëre mirë plotësove një dëshirë, nuk e dimë sot sa dëshira do plotësosh, bëhu ti babagjysh këtë vit, shfuqizo ligjet dhe studentët mos i mërzit.” thuhet në një prej pankartave.

Ashtu si një ditë më parë, studentët kërkojnë nga ministria e arsimit të plotë kërkesat e tyre. “Lindita Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat.” – dëgjohen thirrjet e studentëve.

foto galeri

 

2 Comments

  1. Nji pyetje kisha, fëmijet e shumicës së klasës politike ku e bajnë shkollimin e tyne ? në Shqipni??? apo …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu