• |
ide | kryesore

Studentët Ramës: I refuzojmë negociatat, plotësoni kërkesat tona ose do të rrëzojmë ministrinë

Të fundit
Studentët Ramës: I refuzojmë negociatat, plotësoni kërkesat tona ose do rrëzojmë ministrinë

Studentët vazhdojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë, deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre.

Deri më tani ata nuk pranojnë asnjë dialog dhe negociatë me kryeministrin. Duan vetëm respektimin e katër kërkesave të tyre.

 “Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, u shprehën studentët.

Më tej studentët kanë shtuar se nuk do të dorëzohen, përkundrazi do të qëndrojnë derisa të vendoset përgjysmimi i tarifës. Në të kundërt, ata janë shprehur se do të rrëzojnë ministrinë.

 “Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, thërrisnin në korr studentët teksa godisnin me vezë dhe bidona uji ministrinë e Arsimit.

Katër kërkesat e studentëve:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.

 

6 Comments

  1. Qe do dorezohej, dihej, qe ky ka Dale me vrap zbathur nga frika, dihet,
    Qe eshte kokrra legenit, drogaxhi, mister 20%, arrogant…. moster, , dihej, po qe te qe kaq dhits nuk dihej.

    Bujrum ne zyren
    Time
    te negociojme,
    na ftoi KaragjozGomori,
    te thush se eshte ne gjendjen kur KY legen mund të beje Ftesa…

    Na prit Te djelen poshte Zyres ‘tende’, I kthyn pergjigje Studentet.
    Te degjojme kaq: – Une legen jam, dorezohem (Se nga zyra ‘ime’ nuk me ndahet b.),
    Ju lutem ckelqeshist miq,
    uuuuuune Botnori qe boj shtet,

    Mos o Taksapagues ( jo-ngelsa-shpellare Gomor, Kazan)
    mos ma shkulni b. nga froni,
    ENE 10 vjet Timon
    dhe do shihni
    ate qe se kini PA akoma:
    PARAJSA NE Surreal, me falni ne Surel, Jo ne Shqipërine e Mooooodhe!!!!!

    Eeeeeeee, fajin e ka saliShpellari.

  2. Ministresha Gocen pse e shkollon ne France, Jo ne Tiranë ku thote kam Bo thagmen me Arsimin.
    KM e te tjere nuk shkojne ne spitalin Public as per nji pordhe te qelbur…
    Ministri tahiri sfidon maje kalit, me jaht, mere eshte bashke me KM
    Kupola e paprekshme e Mafies,
    thane I mbysim perfundimisht me ligjin Antishpifje,
    Hihihihi
    PiktoriMafioz guxon te na sfidoje
    Te SHEMBTE TEATRIN
    ta MBUSHTE Tiranën me mostra-kulla, DITZIU,
    guxon ngreh Keshtjellen
    mbi toke.
    Etjetj
    S’kina PA gjo akoma, ckermitej e hakerrehej, si Zeus, mostra mjerane.

    Kellira xhahile,
    E PA veten…. honor me citjane,
    te pandeshkueshem.
    Te pavdekshem.
    Gomori buzebardhe.

    Eej,
    Po qo
    Ministresha
    mbreme tha krenarisht
    s’iki une, plasni ju dele!
    Sot e mori vesh qe
    MikuKM
    nuk e mbron dot nga PROKURORIA…

    Voone, studente e dobet,
    s’ka te Ikesh!!!
    Qo e dinte qe Ministerlliku kish vec thela. ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu