• |
ide | kryesore

Taulant Muka shton kërkesat e studentëve ndaj Ministrisë së Arsimit, do ia drejtojmë komisionit Europian

Të fundit



Ish-zv.Ministri i Arsimit Taulant Muka, ka publikuar disa kërkesa të përpiluara prej akademikëve shqiptarë që punojnë në disa nga universitetet më të njohura në botë. Këto kërkesa sipas Mukës, do t’i drejtohen Komisionit Europian për t’u shqyrtuar!

Në këto kërkesa përfshihen: ulja e tarifave, rritja e buxhetit dhe mundësi për kredi studentore me interes zero, karta e studentit etj

Më poshtë 20 kërkesat e drejtuara në Komisionin Europian:

1. Ulja e tarifave; tarifat e studimeve në vendin tonë janë më të lartat në Europ
2. Rritja e buxhetit dhe mundësia për kredi studentore me interes zero
3. Karta e studentit dhe zbritje të çmimeve në transportin publik dhe fusha të tjera.
4. Përmisimi i infrastrukturës në Universitete dhe Konvikte me teknologji dhe kushte europiane; duke përfshir, ngrohje, ftohje, tualete, laboratorë, dhoma leximi dhe akses në revistat shkencore
5. Reformimi i Akademisë së Shkencave. Kriteret për anëtarët e Akademisë së Shkencave duhet të përfshijnë një numër minimal botimesh në revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara ne Ëeb of Science (SCI, SCIE, SSCI) dhe libra te botuara në botues pasi kane kaluar oponencën (peer-revieëed).
6. Të ngrihet një komision me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të verifikuar dhe vlerësuar legjitimitetin e titujve akademikë të dhënë në 10-20 vitet e fundit.

7. Prezantimi dhe zbatimi i masave dhe mekanizmave të kontrollit të plagjiaturës në çdo IAL
8. Publikimi i të gjithë profilit përkatës akademik të stafit akademik në të gjitha universitetet shqiptare. Aktualisht, pak staf akademik publikon CV-në e tyre në faqen e internetit të universiteteve shqiptare.

9. Vendosja e kritereve të reja për rektorët, dekanët, drejtuesit e departamenteve dhe krerët e komisioneve që akordojnë tituj akademikë për të pasur dokumentacion të punës shkencore në revistat e indeksuara (SCI, SCIE, SSCI) dhe në bazë të kritereve ndërkombëtare. Për shembull, kandidatët për pozita të tilla mund të jenë akademikë, të cilët së paku kanë një publikim si autori i parë dhe i fundit në revista me një faktor impakti mbi një prag (varësisht nga fusha e kërkimit), ose një indeks H mbi 5-15 varësisht nga fusha e kërkimit.
10. Të monitorohet ndarja e titujve të rinj akademikë në të gjitha nivelet (Doktoraturë, Profesorë të Asociuar dhe Profesorë) në lidhje me ligjet, rregulloret dhe me udhëzimet e pajtuara të Etikës së Kërkimit dhe Integritetit.

11. Rishqyrtimi i kritereve të reja ligjore për tituj akademik të botuar në shkurt të vitit 2018 nga qeveria aktuale. Kriteret e reja ligjore nuk sigurojnë meritokraci në ndarjen e titujve akademikë. Veprimi veçanërisht i ngjashëm i organizimit të një konference për botimin e një artikulli në revista me faktorë impakti ose vendosjen e kritereve të ngjashme për çdo departament pavarësisht nga fusha e kërkimi. Kjo është një praktikë që nuk gjendet gjetkë në Universitetet e BE-së.
12. Një fushatë gjithëpërfshirëse nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të informuar dhe bërë akademikët Shqiptarë më të vetëdijshëm në lidhje me revistat grabitqare (Fake). Ministria mund të publikojë çdo vit një listë të revistave të indeksuara ne Ëeb of Scince dhe te inkurajoj shkencëtarët shqiptarë të publikojnë punime shkencore për të fituar tituj akademikë.
13. Inkurajimi i politikave të thirrjes se trurit (brain gain) dhe krijoni stimuj që mund të ndalojnë largimin trurit, ruajtja e burimeve ekzistuese njerëzore dhe për të tërhequr shkencëtarët shqiptarë që studiojnë dhe punojnë jashtë vendit por qe janë te gatshëm për të punuar në Shqipëri.
14. Ofrimi ose integrimi i bursave dhe granteve aktuale të doktoratës dhe kërkimit shkencor për kualifikimin e mëtejshëm të studentëve / akademikëve premtues shqiptarë për t’u kualifikuar në një fushe specifik me kusht për t’u kthyer dhe për te dhënë kontributin e tyre për disa vite në Shqipëri.
15. Krijimi i udhëzimeve etike dhe hulumtuese të sjelljes jo te mire si dhe nje organi monitorues (p.sh. Komiteti Etik Kombëtar). Duhet të vendosen udhëzime dhe institucione të përcaktuara me ligj, për të monitoruar ose ndjekur rastet e mundshme të sjelljes jo te mire në të ardhmen.

16. Sigurimi i qasjes në revistat shkencore dhe mbështetje financiare për te botuara ne revista me akses te plote ‘’Open Aaccess’’, te indeksuara ne Ëeb of Science .
17. Organizimi i trajnimeve dhe kurrikulave ne lidhje me shkrimin akademik si dhe për shkrimin,

18. Vëzhgim me raportime periodike (ndoshta raporte vjetore) nga Ministria për sjellje të pahijshme dhe integritet të kërkuesit shkencor.
19. Mbështetje për krijimin e revistave akademike ‘’peer review’’ në Shqipëri.
20.Themelimi i Këshillit Shqiptar të Doktoratës (KSHD) si një shoqatë e pranuar ligjërisht nga universitetet në Shqipëri me misionin për të siguruar një forum për universitetet shqiptare për të artikuluar nevojat dhe mendimet e tyre në lidhje me: trajnimin e doktoraturës dhe kërkimin shkencor, arritjen e konsensusit në çështje të ndryshme, (p.sh. bursat plus shpenzimet e kërkimit shkencor) për studentët e doktoraturës ndërmjet dy universiteteve dhe për dhënien e doktoraturës ose titujve akademikë. Vlene për të diskutuar dhe propozuar parimet dhe formulën e Ministrisë për nevojat dhe shpërndarjen e granteve të financuara nga qeveria, zhvillimi dhe mbajtja e një bazë të dhënash standarde dhe të azhurnuar publike dhe transparente të gjitha shkollave të doktoraturës, supervisoreve dhe studentëve të doktoraturës në Shqipëri.



7 Comments

  1. Shtimi i kerkesave egzistuese ( ato 4 te djeshmet) me kerkesa qe duket qarte qe jane te pa realizueshme ( nga cdo qeveri) perben nje perpjekje per DEGJENERMIN e levizjes studentore dhe JA HUMB VLEREN DHE ATYRE KERKESAVE TE DREJTA ( qe jane dhe te realizueshme) qe u kerkuan dje.

    Po nese Qeveria ju thote studenteve se do behet REFERENDUM POPULLOR nese duhet apo jo te PERGJYSMOHET APO JO TARIFA VJETORE E UNIVERSITETEVE , cfare do thone studentet ?

    1. Shtimi i kerkesave eshte shume i drejte, universiteti duhet te kete nje plan afatgjate dhe jo te ndryshoj tarifa/programi si ti doj trapi..

  2. Cdo kerkese me vend, flm.

    Me lejo te ve ne dukje percaktimin e afatit per cdo pike.
    Se e sigurte qe KllounPiktori do doje te kaloje lumin si e ka zakon
    me premtimin ne ere.

    Te djelen te KMinistria
    gjithë Shqipëria,
    Padyshim.

  3. O emer, ke CA ide,
    E vetmja gje qe nuk di ti sot
    eshte qe lehesit, dhe Jo vetem,
    nuk kanë me ditë,
    Qofshi me mire Neser!, Studentet Dhjetor 2018

  4. 21. Kerkese mediave investigative nderkombtare, per investigimin e jetes lluksoze ne Paris dhe per vakanza te klyshve te madmazel kecapit dhe madmazel biblitekes.
    22. Shkarkimin e menjehershem te dy madmazeleve, me motivacionin turpi i arsimit dhe i kultures ne Shqipri
    23. Te dergohen ne prokurori per te gjith 18 miljonshat paraardhes qe te mos kene mundsi per zgrrapjen e 18 miljonshit te rradhes

    1. O Saimir te ishin kaq kollaj gjerat nuk do ishte keshtu kjo bote sot. Kujton ti se media jashte Jane te pavarura? Po njesoj jane, cdo gje leku e kontrollon ne kete bote, nuk ekziston liria por vetem varesi. Studentet Po moren 4 kerkesat jane OK por po filluan tiu pelqeje vetja me shume sec duhet e kane te humbur. Perrallat ku femije rrezojne sisteme nuk vlejne ne jeten reale. Ne 90 Studentet e rrezuan regjimin? Jo ata thjesht ishin mjeti qe u perdor nga sherbimet e huaja per te realizuar qellimet e veta. Popullin se ka pyetur njeri ndonjehere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *