• |
ide | kryesore

Taulant Muka studentëve: Në auditorët tuaj ka kriminelë, kërkoni komision për rishikimin e titujve akademikë

Lajme
Taulant Muka studentëve: Në auditorët tuaj ka kriminelë, kërkoni komision për rishikimin e titujve akademikë



Ish-zv.ministri Taulant Muka, i cili u shkëput ditën e djeshme prej angazhimeve në Zvicër, për t’iu bashkuar protestës së ditës së sotme, ka edhe një kërkesë për studentët.

Sipas Mukës, në auditore ka pedagogë kriminelë dhe pa diploma. Studentët duhet të kërkojnë rishikimin e titujve akademikë të tyre.

“Jeni e ardhmja e Shqipërisë. Kur u shikoja dje u emocionova shumë, e lashë punën atje për t’ju bashkuar juve. Jo politikë. Arritja më e madhe që Shqipëria ka bërë në këto tre vite, jeni ju, forca më e madhe e Shqipërisë, forca më e madhe kombit tonë. Dua t’ju përshëndes dhe dëshiroj të shtoni një kërkesë.

Në auditorët tuaj ka kriminelë, ka pedagogë që nuk kanë diploma, duhet të kërkoni komision për rishikim të titujve akademikë sepse vetëm kështu mund të siguroni të ardhmen ju. Diaspora jashtë është me ju”, shprehet Muka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *