• |
ide | kryesore

Tirana/ “Nuk dua t’a komentoj humbjen”: Për Ardian Memën Kastrioti është shansi i fundit

F1, Sport



Kastrioti ndoshta vjen në momentin e duhur, për të shëruar plagë të hapura që nga fillimi i sezonit, por krutanët kanë në anën e tyre moralin e një fitore me Flamurtarin dhe lënien e vendit të fundit Kamzës për herë të parë gjatë këtij sezoni. E kundërta është atmosfera tek Tirana: një fazë e plotë kampionati pa fitore, renditje që ushtron presion e humbje në derbi.

Në këtë pikë, bardheblutë nuk janë më aq të sigurtë se do të jetë ndeshje e lehtë, pavarësisht se fitoren e fundit e kanë marrë pikërisht në transfertë me Kastriotin. “Ndeshje e vështirë edhe kjo, – shpjegoi Mema -. Kampionati është bërë i vështirë, Kastrioti fitoi me Vlorën dhe tani ne duhet të bëjmë kujdes”

Mema në këtë pikë është i pasigurtë në të gjitha lëvizjet, por nuk është dorëzuar, duke tentuar të provojë gjithcka, duke filluar nga ndryshimet në formacion, ku tashmë askush nuk e ka vendin të sigurtë. “Duhet të ndryshojmë edhe në formacion – pranoi trajneri I 24 herë kampionëve -. Dicka duhet menduar sepse gjërat nuk po funksionojnë dhe duket qartë se dicka nuk shkon”.

Vetëm tre barazime në 8 ndeshje në detyrë për Memën, që kur mori pankinën nga Ze Maria dhe sigurisht që është koha të fillojë të fitojë, sepse një tjetër disfatë nuk mundet as ta mendojë… “Në këtë moment mund të jetë pyetja më e drejtë për tu bërë, por jam përballur me të që në javën e dytë në pankinë dhe nuk dua ta mendoj. Në këtë moment nuk mund ta komentoj” përfundoi Mema.

Ndjesë publike e përsëritur për Albi Dokën, mbi të cilin Mema shkarkoi dëshpërimin, pas golit të dytë të pësuar në derbi, duke theksuar se e kishte parë gabim dhe ishte deklaratë emocionale, ndërsa në fund tekniku sqaroi se për të parë Gentian Mucën në fushë duhet ende kohë.

Për të ndryshuar gjërat, apo edhe për ti dhënë një mbështetje më shumë, bardheblutë kanë prezantuar asitent/trajner, ish-mbrojtësin e tyre, Erion Xhafa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *