• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni protestën e studentëve në gjithë Shqipërinë

Lajme

Protesta e studentëve sot është shtrirë në të gjithë vendin.

Studentë të universiteteve publike në Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan, Durrës e Vlorë kanë bojkotuar mësimin për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Në Tiranë, me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit.

Në Korçë studentët kanë bojkotuar mësimin dhe me pankarta në duar bëjnë thirrje për përgjysmin të tarifës së studimit.

Në Vlorë studentët thërrasin: “duam të drejtat tona”. 

Në Shkodër studentët shprehen se është se është e prapranueshme që në Shqipëri arsimi publik të ketë të tilla tarifa. Ramën ata e quajnë  “piktor injorant’. 

Ditën e djeshme ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi në një konferencë për shtyp se pranoi 4 pikat që kanë ngritur studentët në protestë prej dy ditësh. Duke folur në një mbledhje me dekanët e universiteteve ajo deklaroi para mediave se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 mbi provimet e mbartura.

LETRA/ Studentët katër kërkesa për ministren: Keni afat deri… 

“Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës”, u shpreh Nikolla.

Për sa i përket kërkesës së katërt, të radhitur në letrën e studentëve që iu dërgua sot Nikollës, pra për përgjysmimin e tarifës së studimit, ministrja deklaroi se do të nxitet debat mes studentëve dhe pedagogëve, por nuk është qeveria ajo që ul ose ngre tarifat e studimit.

“Është edhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, deklaroi Nikolla në konferencë për shtyp.

Por menjëherë pas kësaj zbythjeje të qeverisë, tre orë para ultimatumit që kishin vënë studentët ditën e djeshme, këta të fundit nuk kanë pranuar të ndërpresin protestën. Studentët kanë thënë se do të vazhdojnë manifestimin duke deklaruar se kërkojnë arsim publik falas.

©Lapsi.al 

17 Comments

  1. QOFSHI TE BEKUAR,
    Me lejoni nji sugjerim te vogel :
    Neser te tere me shall kuqezi (si ne stadium).
    Mbase edhe nji podium per foles.
    Verejtje
    Nese guxon del ndonje politiqen
    te marre fjalen,
    ju per leckash me fishkellima e sharje.

    1. Kur studentët nuk kuptojnë politikën, ç'mund të ndodhë me analfabetët ? thotë:

      Është naive këmbëngulja e disa studentëve që në nxitjen e ideollogjisë komuniste, dalin me parullën “arsim i lartë falas”, kur as në kohën e Enverit nuk ka pasur shërbime publike falas. Në diktaturë pagueheshin disafish më shumë këto shërbime, duke mbajtur nga pagat qesharake mbi 80% të parave.
      Është po aq naive që disa studentë dalin me pretendimin se ne nuk kemi qëndrime politike e mllefin e kemi me ministren, se ajo na e ka bërë gjëmën.
      Po këtë ministren kush e ka vënë në këtë detyre.
      A nuk e ka vënë politika ?
      A mos na erdhi nga Anglia kjo Kumbaroja e i shkrepi në kokë të bëjë këtë palo reformë në arsim ?
      Ministrat i zgjedh e emron kryeministri, o studentë të arkitekturës !
      Mirë, shumë mirë bëjnë studentët “arkitektët” e ardhshëm, që të luftojnë për kauzën e tyre sociale.
      Por a nuk është ky kryeministër që ka krijuar një masakër tragjike urbane në gjithë Shqipërinë, me ndihmën e arkitektëve pedagogë tuaj ?
      Ja e bëri “kurban” një Kumbaro e do të vejë një Kumbar tjetër të tijin, ashtu siç bëri i detyruar me dy ish ministrat e mbrendshëm.
      A mos me heqjen e dy ish ministrave, Shqipëria shpëtoi nga krimet, vjedhjet masive të taksave e korrupsioni qeveritar ?
      Mblidhen vërtetë protestuesit për prishjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar, pranë kësaj godine që të mos ta shembë makutëria e parave të drogës, duke thënë se do ta mbrojnë me jetën e tyre.
      Mblidhen me mijra demostrues banorë të Unazës së madhe, ndërmjet tyre edhe dhjetra studentë që jo më skanë para të paguajnë studimet, por edhe do të flaken në rrugë duke ju a prishur shtëpitë, edhe këta të vendosur që të drejtën e tyre për të jetuar, do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre.
      Por ama këta e kanë kuptuar se në rrugë po i nxjerr politika e korruptuar e kryeministrit.
      Në vënd që këta studentë të solidarizohen edhe me grupet e tjera shoqërore viktima të kësaj keqqeverisje politike e bile të bëjnë thirje që protestës së tyre t’ju bashkohen gjithë qytetarët shqiptarë, familjarëve të tyre me paga të ulta e pensionistëve me paga mizerabël, edhe punonjësi të shëndetësisë për mashtrimin e Ramës me “shëndetësinë falas”, kërkojnë ta parcelizojnë protestën me fakultete të veçanta.
      Është kjo më duket një ndërhyrje e djallëzuar e politikës në pushtet, për ti përçarë studentët.
      Iku Lindita do të vijë Lindnata.
      Çfarë do të fitojnë studentët nëse si kryeministër kanë një “politikan” si Enver Hoxha, me gjysëm arsimit të lartë e që flet e komunikon me qytetarët jo si lider qeveritar, por si rrugaç ?

  2. Une perulesisht do sugjeroja qe Nese nikolla nuk ploteson kerkesat, te djelen sabahile gjithë Shqipëria te Kaye ministries. Nuk na nxw rrugae Durresit.

    Do shohim te djelen trimnine e gallataxhiPiktorit
    qe s’e kina PA akoma.

    🤣 do na gezonte po te na dilte me citjane e atlete, ose ene çipllak, ta gezojme ate ‘s’ keni PA gjo akoma’
    me ket rasje te fundit….

  3. Dje aktoret, sot studentet, dje kuksianet, sot astiri, secili proteston kur i shkon thika ne palce dhe ekskluzivisht per interesat e veta. Aktoreve ju prishet vendi i punes dhe kane frike se po ju iku godina ju fluturon edhe rroga, studentet dhe kuksianet s’duan te paguajne tarifat respektive, astiri mbron vilat e veta pa leje, e keshtu me rradhe.

    Po nuk filluam te shikojme studente para Teatrit, aktore ne rrugen Dr-Kukes, etj. nuk besoj se mund te flasim per progres ne drejtim te pjesemarrjes ne demokraci.

    Studentet dhe artistet ne menyre te vecante me kane zhgenjyer shume, ne protestat respektive. Sepse, teorikisht, jane pjesa intelektualisht me e pergatitur e shoqerise. Teorikisht jane njerez me bote e me njohuri. E pra, si ti tille duhet te jene ne gjendje te dallojne shkakun nga pasojat dhe ti versulen rrenjes se te liges, jo te merren thjesht me krasitjen e sythave te castit!

    Problemi i te dy paleve, ne rrenje, sipas mendimit tim eshte i njejti: klika politike-shtet-biznese te medha-krim qe dominon vendin ketu e njezet e ca vjet dhe ka arritur sot ne nje pike ku asfikson kedo qe nuk i perket asaj. Studentet teorikisht kane moshen, energjine dhe aq tru sa nevojitet per ta sfiduar kete klike, qe anglisht mund ta quajme establishment dhe nese kane sukses edhe ta rrezojne, per ta zevendesuar me nje me te mire.

  4. Vetem ju mund ta shtrini protesten ne shkalle te gjere! Mos kini frike se Rama vetem nje lepur eshte, lepur qe vjedh miliona! Mos u mashtroni nga Ministrja qe vajzen e vet e ka me studime jashte!! mos lejoni tju bejne leshko, si pjesa tjeter…

    1. Studentet duhet ta kthejne ne proteste politike qe ta shpetojne kete vend nga hajdutet e te gjitha ngjyrave..para studente ju jeni e ardhemja ju jeni shresa pef kete vend..💪

  5. Eksperti :

    Nuk eshte e vertete se tarifat i percaktojne universitetet. Eshte mashtrim, sepse senatet akademike vetem i propozojne, por eshte Qeveria me VKM qe i miraton edhe me propozimin e MASR. Arsimi Publik mduhet te jete falas, por edhe me tarifa shume te uleta shkollimi si ne ciklin e pare bachelor, ashtu edhe ne ciklin e dyte master, te cilin e kane deformuar dhe qe perben nje debat me vete.

    Tarifat ne AP jashte vendit jane shume te uleta ose edhe me burse nga shteti. Tani pervoja nuk mungon dhe Qeveria nuk mund te beje me te paditurin dhe te mendoje se studentet e njohin mire TIK apo kane njerezit e tyre jashte me studime.
    Konviktet per faqe te zeze dhe galojne nga kafenete dhe nga zhurrmat e muzikave pa kriter, sikur je ne disko dhe jo ne ate qe quhet ‘Qyetet Studenti” etj. Ushqimi duhet te jete i lire, pra me cmime te uleta per nivelin e studenteve.

    Te hiqen bordet tutela prane universiteteve nga MASR, si edhe me perpara nuk ka pasur borde te tilla dhe per cudi eshte te UPT ende edhe Plarent Ndreca qe nuk ka idene se cfare eshte dinamika universitare. MASR te beje vetem politika ne mbeshtetje te profesoreve dhe te studenteve dhe jo rolin e tutorit e percaktuesit me raporte 4 me 3 etj sikur ne Universitete mungojne njerezit e ditur qe jane ne gjendje te bejne projekte te medha, por qe nga Qeveria jane lene ne hije etj. Studentet kane te drejte te jene, si edhe studentet e tjere ne Europe e me gjere.

  6. Është në të drejtën e studentëve që të mos duken sikur po i nxit në protestat e tyre ndonjë parti politike.
    Por është naive të thuhet se ne do të luftojmë vetëm për të drejta ekonomike e jemi jashtë politikës.
    Nuk është këtu fjala për ekonominë e një familje apo të një biznesi. Fjala është këtu për politikat ekonomike të shtetit. Kur i kundërshton vendimet e mbrapshta të një mazhorance politike që kanë lidhje me grabitjen e xhepave të qytetarëve në rrugë korruptive, duket si hipokrite të thuash se ne nuk përzihemi me politikën.
    Derisa kundërshton politikat ekonomike të mazhorancës qeverisëse, që lidhen me interesat jo vetëm të studentëve por edhe të gjithë shqiptarëve, sepse të gjithë fëmijte e shqiptarëve që vazhdojnë ciklin e shkollimit parauniversitar, nesër do të jenë edhe ata si studentë viktima të politikave të kësaj qeverie, po u more vetëm me Kumbaron duke kaluar në heshtje kryekumbarin e korrupsionit, ke bërë një vrimë në ujë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu