• |
ide | kryesore

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Blog



Nga Hysni Gurra

Në një situatë hipotetike:  Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, as njëra as tjetra nuk do mund të bënte mazhorancën. Shqipëria sot ndodhet në prag të një revolte studentore. Dhe kjo, më pëlqen nuk më pëlqen mua është meritë e padiskutueshme e aktivistëve të ekstremit të majtë të Organizata Politike (OP). Ata kundërshtuan që ditët e para reformën në arsimin e lartë, ishin pak atëherë, por bënë disa gjeste që do të mbahen mend gjatë. Pas shumë vitesh disa studentë në Shqipëri, disa studentë patën guximin të gjuajnë me vezë km dhe ministren e arsimit. Studentët që aderojnë në organizatat klasike politike nuk e kanë bërë asnjëherë një gjest të tillë.

Ky shpirt kundërshtues sot është bërthama e lëvizjes. Sigurisht sot ka shumë më shumë studentë në protesta, ka edhe nga ata që aderojnë në parti politike, ka edhe pa parti fare, por këta dolën vetëm tani në protestë, nuk patën aftësinë të guxojnë apo nuk mundën dot të kuptojnë kuptojnë efektet negative që do jepte reforma, kjo është temë tjetër.  Ka konspiracione të ndryshme rreth OP, hamendësime se pas tyre qëndron Veliaj, apo dikush tjetër. Unë nuk di ta them këtë. Por unë di të them që disa nga aktivistët kryesorë të kësaj lëvizje i njoh edhe nga afër, më duken shumë të zgjuar dhe inteligjent për të qenë matrioshka në duart e Veliajt.

Por as kjo nuk e ndryshon thelbin, ata arritën të bëhen çështje dite, ka shumë pak kohë për të shpëtuar edhe nga enigma se kush qëndron pas tyre, sepse dinamika e ngjarjeve do ndryshoje me ritme shumë të shpejta.
Pyetja që shtrohet është: Pse forumet rinore të partive nuk mbushin dot më sheshet?
Një përgjigje është; Sepse ata në vend të rinonin partitë ku aderojnë, i kanë plakur edhe më shumë ato, në ide jo biologjikisht.

Një tjetër përgjigje është luksi në të cilin ata notojnë. Anëtarët e forumeve rinore të partive politike fatkeqësisht përcjellin tek bashkëmoshatarët e tyre dhe te çdo njeri i zakonshëm një negativitet të paparë. Levizin me makina luksoze, veshmbathje të shtrenjta, gjesdisin klubeve të natës, tymosin marijuanë, kanë nga 3-4 dashnore apo të dashur, kalojnë pushime të gjata verore në plazhet e Jalës, marrin notat në universitet në varërsi të partisë. Duken si super luksozë, por në fakt ushqehen me biberon nga partitë.

Ndërsa momentalisht këta të OP lëvizin në këmbë ose me biçikleta.  Unë kam simpati për guximin e aktivistëve të OP, sigurisht nuk pajtohem me ideologjinë e tyre! Thelbi i kësaj proteste është kryekëput varfëria. Studentë varfë, auditore të varfëra, petagogë të varfër. Dhe ndaj më përzihet kur shoh etiketimet dhe sulmi ndaj tyre. T’i kesh mëri, por t’i japësh hakun gjithsekujt! Unë nuk jam naiv të besoj në utopinë e tyre, as të jem i sigurt se pas tyre nuk qëndron askush, por deri më sot ata kanë provuar me fakte se janë ata.

Unë e di që Alexis Tsipras qe politikan dhe Yanis Varoufakis “gomar”. Sepse, Varoufakis ishte truri ideologjik i Syrizas, parrullat dhe slloganet e tij ia rritën kuotat Syrizas ndjeshëm. Shkaku që slloganet e tij marksiste gjetën terren ishte depresioni ku e patën çuar Greqinë partitë liberare të majta e të djathta. Ama shpirti i Syrizas ishte Varoufakis. Tsipras sigurisht që e dinte, por i leverdiste. E mbajti, i shfrytëzoi kapacitetin intelektual,arrogancën që duhej në ato momente në negociata me BE, dhe më pas e hoqi, e largoi Varoufakis nga politika.

Në Shqipëri sa ka filluar aktiviteti i OP, por trajektorja duket e qartë që është si në Greqi.  Kush do jetë Varoufakis kush do jetë Tsipras është herët të thuhet.  Por ajo që duhet të thuhet në këto momente ështa fakti se ata tashmë janë këtu midis nesh dhe po i diktojnë një shoqërie të tërë axhendën e tyre të drejtë.



8 Comments

  1. beme nje sistem rumpalle per 30 vjet me deshire te plote, mos u lodhni kot nuk behet ai vend.

  2. Edhe un kete konstatoj. Nje momentum antisistem qe artikulohet nga ekstremi i majte dhe jo populistet e djathte sepse ne nuk kemi problemet qe sollen te djathten populiste ne pushtet ne europe. Por serisht mendoj se nuk mund te kete levizje populiste as ne Shqiperi pa u nderprere narrativa europeiste. Nje sistem i ri mund te krijohet edhe pas cjerrjes se sfondit te rreme te endrres Europiane. Por mos harrojme edhe nje perpjekje antisistem,modeste ne dinamike por shume e qendrueshme ne goditjen e sistemit nga llogorja e konservatorizmit te djathte. E kam fjalen per konservatoret amerikane qe flasin kunder parise.

  3. Ne shqiperi nuk fiton kurre me komunizmi ja kane pire lengun mire,nuk e duan as ato qe e trumbetojne por duan te behen faktor per vete dhe e ndryshojne prap bindjen e tyre si ai profesori qe kishte ndryshuar goxha parti deri tani.
    Eshte loje per pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *