• |
ide | kryesore

Alpha Bank Albania – Së bashku për një rritje të qëndrueshme ekonomike

Lajme, Të fundit



Më 7 dhjetor 2018, në hotel The Plaza Tirana, u zhvillua edicioni i parë i ‘’Forumi Ekonomik i Tiranës’’(Tirana Economic Forum), organizuar nga kompania ndërkombëtare për komunikimin korporativ, Symeon G. Tsomokos S.A.  Ky forum i përvitshëm është një takim i drejtuesve të niveleve më të larta, shqiptare dhe ndërkombëtare, të politikës, të korporatave dhe intelektualëve, për të trajtuar sfidat kryesore me të cilat po përballet Shqipëria dhe bota.

Duke trajtuar tema si “Ballkani Perëndimor: Rikthimi i gjeopolitikës”, “Infrastruktura dhe Ndërlidhja: promotorë të prosperitetit afatgjatë”, “Kuptimii potencialit të lëvizjes dhe turizmit” dhe “Drejt një modeli të qëndrueshëm energjetik”, forumi ofroi mundësinë e identifikimit dhe vlerësimit të sfidave kyç të rritjes, të mësuarit nga eksperiencat e politikave në vende të tjera, mbështetjen në adoptimin e praktikave korporative për inovacione shoqërore në sektorin privat dhe identifikimin e veprimeve politike për ekonomi më konkurruese dhe gjithë-përfshirëse në Shqipëri dhe Europën Jug-Lindore.

Një nga folësit kryesorë ishte z. Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania dhe President i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri.

Gjatë prezantimit të tij, të titulluar “Sektori bankar si promotor për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë”, z. Papanastasiou u fokusua në faktorët e domosdoshëm për të siguruar në Shqipëri një sistem bankar të shëndetshëm, që mirë-funksionon duke trajtuar specifikisht çështje të lidhura me raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe likuiditetit; vëllimet dhe përparimin e Bankave përgjatë dekadës së fundit, mbulimin e kredive me probleme, rezultatshmërinë operative, integritetin dhe transparencën.

Gjithashtu, z. Papanastasiou paraqiti edhe sfidat që has mjedisi ekonomik në Shqipëri dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një vizioni për vendin, në mënyrë që brezi i ri të mos parapëlqejë të largohetduke e kërkuar të ardhmen në një vend tjetër. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e eliminimit dhe luftës ndaj informalitetit dhe ekonomisë gri, për të rritur besimin mes grupeve të interesit, vazhdimin e reformës gjyqësore si edhe të reformave të tjera strukturore.

Pjesëmarrësit kishin mundësi të merrnin pjesë aktivishtnë diskutime me pyetje e përgjigje, gjatë gjithë kësaj veprimtarie.



1 Comment

  1. Ktu nuk ka minister financash, por nje mice anglishtfolese. Ktu dy ligjet per bankat jane hartu nga Silva piramid. Neni 1. Klienti ska asnje te drejte..
    As nje lloj investimi nuk i detyron ligji bankat per te investu ne Shqipri. Nqs quani makinat per sekretaret e drejtorucet vazhdoni. Ktu bankat merren me ju siguru hajnave marveshjet ne parajsa fiskale. Ktu po fluturon valuta. Shteti nuk ka ma thesar, ne momentin qe bankat do te terheqin kapitalin e tyre. Nje katastrof eshte pregatit per kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *