• |
ide | kryesore

Pesë orët e studentëve që rrëzuan 5 vitet e Rilindjes

1, 2, Arkiva, Ide



Eshtë hera e parë në këto 5 vite që levat mediatike dhe veglat propagandistike të Edi Ramës,
kanë heshtur me bisht ndër shalë përballë protestës së mijëra studentëve, që tashmë e kanë
shpalosur në rrugë të vërtetën therrëse të një vendi në mjerim, që ato me aq zell janë munduar ta
fshehin nën dritat e rreme të Rilindjes, batutave bajate të kryeministrit apo kasetave të montuara
të lalës.

Sot, të gjithë kurrizshtrembëruarit nga përulja e shërbimit, kanë heshtur.

I gjithë vetmohimi disa vjeçar për të mbuluar skandalet korruptive, vjedhjet spektakolare, kanabizimin e
vendit, lidhjet me krimin e organizuar, me ngjyrat e spoteve 3D dhe akuzat ndaj opozitës, është
tretur brenda harkut kohor të disa orëve. Studentët në rrugë janë sot Shqipëria e vërtetë.

Pati tentativa në ditën e parë për ta skualifikuar edhe këtë protestë si të mëparshmet. Diversionet
tipike se aty përsëri ishte opozita dhe jo stundetët; përçarja emblematike e llojit ngelës dhe
ekselentë, shpellarë dhe qytetarë; pastaj zbythja tinzare dhe maska e tolerantit që zëvendëson në
sekondë, sipas nevojës, atë të arrogantit; të gjitha këto taktika meskine dështuan përballë lumit të
protestës. Sepse ajo është reale, e vërtetë, e natyrshme, shprehje e një revolte që ka mbërritur
kulmin dhe, si e tillë, e bën zero edhe propagandën më të sofistikuar.

Prandaj edhe ata që janë të gatshëm t’i gjenden shefit të madh sa herë është në hall, sot kanë heshtur. Veshët dhe sytë e shqiptarëve kanë shpëtuar nga neveria e stilit erionveli që shumëfishohet nga përfituesit e
pushtetit. Protesta e studentëve jo vetëm i ka çarmatosur nga demagogjia dhe mashtrimi i shpifur,
por edhe i ka trembur.

I ka trembur sepse i ka goditur pikërisht në momentin kur besonin plot arrogancë dhe vetësiguri
se mund të bënin çfarë të donin dhe nuk i jepnin askujt llogari. Se mund të merrnin vendime për
3 milionë njerëz, pa e përfillur aspak mendimin e tyre. Se mund t’i bënin paratë e shqiptarëve
rrush e kumbulla, nëpër shatërvanë, veliera, gurë e shkurre thjesht me argumentin se kështu na
duket ne më bukur. Se mund të shembnin stadiume, teatër, trashëgimi qindra vjeçare, shtëpi
fukarenjsh, për të ngritur kulla sepse kryeministri kishte marrë votat e shqiptarëve dhe mund të
bënte çfarë të donte. Madje edhe t’i ngrinte ata që e kishin votuar e me detyrim t’i çonte të bënin
analizat sepse kishte menduar se disa dhjetra milion euro i rrinin mirë një mikes së tij
biznesmene.

Kryeministri dhe organizata e Rilindjes, ndjenin se kishin fituar fuqinë që të drejtën e popullit
për të qenë i përfaqësuar në një sistem demokratik liberal, t’ia delegonin banditëve, trafikantëve,
vrasësve e përdhënuesve që i ulën në Kuvend. Këtë të drejtë ua falën edhe injorantëve, gdhëve e
dallkaukëve që sot drejtojnë qytetet kryesore të Shqipërisë. Këta të organizatës vendosën edhe
për taksat, tarifat, gjobat, çmimet e energjisë, të ilaçeve, karburantit, rrugëve, spitaleve,
shkollave, pa pyetur kurrë grupet e interesit, sindikatat apo përfaqësuesit e shtresave të
popullsisë. Duke e deformuar kështu demokracinë nga vendimarrja përfaqësuese tek vendimarrja
vertikale, pa asnjë lloj ndërmjetësimi.

Këto deformime u kamufluan për vite me radhë nën zhurmën e shfaqjeve populiste si ndarjet e
tapive apo skeçet e bashkëqeverisjes. Në disa raste ato iu mveshën aleatit në qeverinë e mandatit
të parë dhe në raste të tjera, kur tepsia u mbeti e gjitha në dorë, u kapërcyen duke u marrë me
opozitën. “Shikoni kë keni përballë, doni prapë Berishën dhe Lulin, ata janë të paaftë, ata nuk
fitojnë dot”, përsërisnnin solistët e Rilindjes dhe kori i laraskave mediatike që çukiste thërrimet
nga orgjia e pushtetit.

Dhe, kur ndiheshin më të sigurtë se kurrë (me një opozitë të fjetur apo të kapur, me media të
blera ose media kazan, me njerëz të frikësuar që donin vetëm të iknin, me protesta që shuheshin
pa lindur mirë) në rrugë u dolën studentët.

Protesta e studentëve sigurisht nuk ka lidhje thjesht me tarifat e Linditës apo reformat e Edit. Ajo
mbi të gjitha është një lëvizje në emër të atyre që sot nuk janë të përfaqësuar nga pushteti që
kanë zgjedhur me votë. Të atyre që ndihen të margjinalizuar dhe pa asnjë vlerë edhe kur merren
vendime që prekin direkt jetën e tyre. Të atyre që janë të tradhëtuar në besimin e tyre se një ditë
Shqipëria do të ndryshonte.

Kjo protestë është një detyrim i fëmijëve për t’u kthyer prindërve të tyre krenarinë e munguar
dhe dinjitetin e lënduar. Dikur e pranuan nënshtrimin nga dhuna e diktaturës, tani po pranojnë
përçmimin nga nevoja për të mbijetuar, kjo është drama e dy brezave që studentët sot mund ta
thyejnë.

Ata i kanë parë familjet e tyre që nuk bëzajnë nga frika se humbin vendin e punës, që
ulin kokën sa herë u ngrihen çmimet bashkë me taksat, që preferojnë t’u japin fëmijëve tesera
partie për të blerë të ardhmen, që mezi mbyllin muajin dhe janë të detyruar të dëgjojnë 10 orë në
ditë kryeministrin që flet për rritje ekonomike, që i kap ankthi kur kanë një sëmundje dhe duhet
të durojnë edhe kasetat e lejfenit që tregon lumturinë e qytetarëve që u gëzohen dritave dhe
qofteve të krishtlindjeve.

Protesta e studentëve është për të gjitha këto.

Dhe edhe nëse nuk e kuptojnë, organizata dhe veglat e saj mediatike, e ndjejnë, se ajo që po ndodh këto ditë nuk është çështje pagese për provimet e mbartura, por çmimi që pushteti duhet të paguajë për mbrapshtinë me të cilën ka
drejtuar vendin.

Prandaj nuk flasin dot më, as me kaseta, as me biçikleta, as me pirueta e as me
video selfie. Prandaj ajo që ka nisur nuk ndalet dot as nga zemërgjerësia e Linditës dhe as nga
dëshira e Edit për të qenë prapë student protestues. Sot ata janë lënë vetëm edhe nga ata që
paguhen për t’u bërë shoqëri në ditë të këqija. Dhe është vetëm dita e tretë…

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Flm Shkullak.

    Veçoj :
    -Protesta e studentëve mbi të gjitha është një lëvizje në emër të atyre që sot nuk janë të përfaqësuar nga pushteti Kriminal
    E atyre që ndihen pa asnjë vlerë edhe kur merren
    vendime që prekin direkt jetën e tyre.
    Të atyre që janë të tradhëtuar në besimin e tyre se një ditë
    Shqipëria do të ndryshonte.

    Kjo protestë është një detyrim i fëmijëve për t’u kthyer prindërve të tyre krenarinë e munguar
    dhe dinjitetin e lënduar. Dikur e pranuan nënshtrimin nga dhuna e diktaturës, tani po pranojnë
    përçmimin nga nevoja për të mbijetuar,

    është drama e dy brezave që studentët sot mund ta
    thyejnë.

    1. Ti Shkullak je erionveli i medias. Ty te degjeneroi Sandri dhe nuk bere “pip”! Si mundesh ti te permendesh studentet qe jane shembull kurajoje? Ti je kurrizthyer qe duhet te ladh gojen kur te permendesh studentet!

  2. Shume pathos ,hartim I bukur,mungon vetem natyra.Keshtu edhe Migjenin e bene komunist.Per te shkaterruar eshte kollaj por kush do te ndertoje?KY hartim nuk thote se si u transformua njeriu ne nje forme qelbesire ne keta 27 vjet,.Shejtani dhjet dhe shqipetari e ha Te gjithe vjedhin dhe vjedhin,professor,uashtarake, gjykates….te gjithe vjedhin dhe mjelin shetin lope.Dhe KY shkaterrim I karakterit nuk u be ne nje dite.Kishte mbi 50 universitete ,as qe behej shkolle fare,studenti u degjenerua ne nje hic.Kjo levizje duhet mbreshtetur,por duhet bere shkolle se pastaj do behemi si Mziu I Kamzes qe nga gomar I plote u be Prof.dhe Doc.,por prap ka ngelur Gomar fshati.

  3. U be deti Kos,o burra ndertoni dhe vidhni ku te mundi,digjni e prisni kedo,shkaterrim shtepite tuaja dhe ndertoni kasolle..sepse kjo qever hajdute do te bjere.Edhe qeveria Tjeter do te vjedhe me shume,prandaj o burra se mos ju thahet peshtyma ne goje dhe merrni fryme si KY fshatari qe ben veze me porosi.

  4. Me beri pershtypje qe nje pjese e studenteve bertisnin “duam Ben Blushin” kurse pjesa tjeter “duam Fatmir Xhafen” dhe asnje nuk thoshe qe duam psh Ramen apo Bashen.I pyeta po pse ore doni Blushin ..sepse mashtroi nje elektorat te brishte qe sapo u krijua dhe si karrierist e la politiken dhe hyri andej nga kishte dale ,pra Rilindi perseri ne kembe si hajdut dhe i pacipe.Pjesa tjeter qe ishin dhe me shume me thane qe duam Xhafen sepse eshte njeriu qe duhet sot,Egoist dhe mashtrues kalibri,per karriere i shet te gjithe,shok nuk ka dhe eshte dy here kopil,pra edhe ky Rilindi ne nje forme jo ligjore.Tamam ,thashe me vehte sa mire qe i kane zgjedhur,keta jane dhe e ardhmja e kombit.

  5. Ngele patetik dhe me perdellim dramatik ter jeten mer
    shkullak. su poqe njehere. ceshtja eshte e thjeshte: arsim 100% falas ska e sdo kete kurre. ca taksa e kosto te vogla qe duhet ti marre persiper studenti do kete sa te ekzistoje bota perndryshe arka e shtetit falimenton. keto kosto studenti i paguan duke punuar pas mesimit sic punojne studentet e ter botes. sic paguajne koston e arsimimit edhe 10 vjet pas diplomimit studentet kanadeze apo amerikane. jetojme ne nje shoqeri kapitaliste dhe smund te operojme me metoda komuniste ku shteti eshte lope qe milet nga te tere parazitet. studentet ashtu sic kerkojne te drejta te marrin edhe pergjegjesite. dhe pergjegjesia kryesore eshte qenti dalin vet zot vetes e mos kerkojne me shume sec ju takon. arsim 100% falas ska e sdo kete kurre.

  6. Do të dëshiroja që protestat e studentëve ti shihja me syrin optimist të Shkullakut, por kam dyshimin se punët qëndrojnë ndryshe, e në krye të studentëve janë vënë disa lejfenë të Blushit apo Xhafës.
    Të shpresojmë që studentët ta kuptojnë shpejtë hilenë e lëvizja e tyre të nxjerrë liderë të kalibrit të Azem Hajdarit.

      1. Te lumte Armando nuk kemi karshillek por kemi nje bande hajdutesh dhe kriminelash perballe qe nuk jane as trima as te forte por ikin me vrap po nuk paten policine ne krah . Te mos ndalemi ky eshte momenti .

      2. Kur ky “kaçaku” student cilësor e me një dhunti natyrore të elokuencës dilte e fliste në mitingjet e PD, e brohorisnin me mijra shqiptarë se me trimërinë e tij ju a hoqi frikën e diktaturës.
        Pati sigurisht edhe nga ata oficerë e spiunë të sigurimit që ja kishin frikën energjive të tij, e një pjesë e tyre ose emigruan në Torino apo Palermo duke ju bashkuar mafies së drogës, edhe nga ata që me pabesi i bënë atentate derisa e vranë

        1. Qe ne moshen 16 vjecare ka filluar aktivitetin si spiun, kur ishte Cirak/nxenes per tu bere kepucar ne Kavaje.

    1. Si Azemi kemi edhe Poziten edhe Opoziten,…Derisa PD ta mbaje si “caliber” veshtire e ka se tani njerezit kane kuptuar shume me teper..

  7. Tani qe u erdhi momenti ,duhet bere medoemos vetingu per pedagoget ,profesoret dhe gjithe eliten unniversitare. Nuk kuptohet nga opinioni publik , nga studentet dhe familjaret e tyre se si ka mundesi qe mesues te thjeshte qe u bene profesore ,(duke u katapultuar politikisht pas viteve 90 ,) zoterojne pasuri miliona eurosh ,makina super luksoze ,vila dhe shume pasuri perrallore ,ndersa studentet vuajne per buken e gojes. Vetting i menjehershem dhe shterues per secilin qe ka marre leke ose euro ne kurriz te studenteve te varfer dhe te pafajshem dhe familjareve te tyre . Korrupsioni i ndyre ne kurriz te studenteve duhet te marre fund tani.

  8. Shqiperia eshte vend i cudirave. Del tjetri ze token e dikujt edhe nderton pa leje dhe do demshperblim nga shteti. Del nje hajdut qe eshte kapir per vjedhje ne sistemin komunist dhe kerkon demshperblim me pare si i ‘perndjekur’. Dalin studente dhe bertasin qe shkolla nuk duhet te kushtoje asnje qindarke dhe paret duhet ti paguaj shteti. etj etj

    Ne shqiperi asnje nuk kontribon asnje nuk punon kurse pare nga shteti duan te gjithe. Akoma seshte crrenjosur mentaliteti komunist pale duan te jene si evropa. Shikoni veten ne pasqyre o damllara.

  9. Kjo protestë eshte edhe per zhgryerjen qe rilindja beri me te drejtën e popullit
    për të qenë i përfaqësuar në një sistem demokratik liberal, ku ne shume zona kete perfaqesim ne menyre te imponuar , vetem per te marre timonin te vetem , ja dolen t’ia delegonin pushtetin banditëve, trafikantëve,
    vrasësve e përdhënuesve që i ulën në Kuvend. Këtë të drejtë ua falën edhe injorantëve, gdhëve e
    dallkaukëve që sot drejtojnë qytetet kryesore të Shqipërisë. Çfare komenti mund te besh , shpresoj ta kuptojn te gjith qe shteti nuk behet me horra ,hajdutë, dallkauk e sharlatan belbacuk qe paturpsisht marin persiper edhe detyren e deputetit, bashkiakut apo ministrit.

  10. floket te rane, mjekra tu zbardh dhe prap kar ngele o shkullak. behu icik realist e pragmatist se nuk shkohet ne varr kar sic linde. kot per informacion po ska asgje falas ne kte bote. loqe.

  11. Presidenti amerikan Abraham Linkoln ka thene se:
    Politikanet mund te mashtrojne shume njerez per nje kohe te shkurter apo disa njerez per nje kohe te gjate, por nuk mund te mashtrojne te gjithe njerezit pergjithmone.

  12. Nuk mban boja mbi ndryshk !!!
    Dihej qe kjo do te ndodhte ne nje forme apo tjeter.
    Ca zgjidhje ka? Nuk besoj se mund te kete ndonje drite jeshile. Pa lek buxhet cdo tentative eshte nul. Do qajne hallet si plakat e pllanes, njera pale do te tregoje nje traste me halle e pala tjeter nje thes. Si perfundim kaq

  13. Perseri fjalet i ke orientuar ndaj nje partie! Levizja studentore sado e thjeshte dhe naive ka nxjerre bllof jo vetem partine ne pushten por edhe partine ne oppzite. Rafinimet kurseji aty ku merr direktivat plako! Mbaj qendrim intelektual te ndershem ose ik zbythu…ka ardhur koha

  14. ata studente jane dhe kunder teje dhe llojit tend o shkullak.nuk e kupton qe na ka ardhur ne maje te hundes me sojin tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *