• |
ide | kryesore

Dhjetori i dytë i studentëve, nis marshimi për protestën e radhës

Lajme, Të fundit



Bashkimi Kombëtar Studentor ka publikuar axhendën e protestës së ditës së sotme, që përkon edhe me 8 dhjetorin, lëvizjen studentore të 1990. Për të shmangur çdo lloj politizimi të mundshëm, për shkak se edhe Partia Demokratike ka aktivitete në përkujtim të kësaj date, studentët kanë shpallur “zonë të ndaluar” Kryeministrinë.

Mbledhja e studentëve të Tiranës do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në orën 09:30.

Prej nga aty do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të zhvillohet dhe protesta.

Studentët e Tiranës ftojnë të gjithë studentët e tjerë, maturantët dhe prindërit tu bashkohen për të kërkuar me ngulm plotësimin e tre kërkesave të tyre.



2 Comments

  1. Flm Shkullak.
    Veçoj :
    -Protesta e studentëve mbi të gjitha është një lëvizje në emër të atyre që sot nuk janë të përfaqësuar nga pushteti Kriminal
    E atyre që ndihen pa asnjë vlerë edhe kur merren
    vendime që prekin direkt jetën e tyre.
    Të atyre që janë të tradhëtuar në besimin e tyre se një ditë
    Shqipëria do të ndryshonte.

    Kjo protestë është një detyrim i fëmijëve për t’u kthyer prindërve të tyre krenarinë e munguar
    dhe dinjitetin e lënduar. Dikur e pranuan nënshtrimin nga dhuna e diktaturës, tani po pranojnë
    përçmimin nga nevoja për të mbijetuar,

    është drama e dy brezave që studentët sot mund ta
    thyejnë.

  2. Eee edhe Sharlatani do dooonte te ishte me ne.
    Po.

    S’e kam dyshim.

    Pooor vetem
    Sepse gdheri pervers
    e sheh veten
    sot
    si Miu ne dhokan …

    Ka aq shuuume per te na thene.

    Do na I thote, PA merak, kohe do kete Boll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *