• |
ide | kryesore

Gjirokastër, ndalohet deputeti dhe polici grek. Po shkonin drejt Bularatit

Lajme, Të fundit



Një polic dhe një deputet grek janë shoqëruar në Komisariat pasi u ndaluan nga një postobllok policie. Polici që shoqëronte deputetin u arrestua pasi kishte një armë me vete, të cilën nuk e kishte deklaruar në doganë. Deputeti grek u shoqëruar në polici dhe më pas është lënë i lirë. Mësohet se të dy ishin duke shkuar në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e të 40-ave të Konstandinos Kaçifas.

Njoftimi i Policisë së Shteti:

Policia arreston në flagrancë një grek me detyrë punonjës policie.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi (me detyrë punonjës policie në Igumenicë, Greqi).

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky person duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit ‘pistoletë’ me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.



1 Comment

  1. Po deputetin pse e kane lene te lire, te pakten ta shpallin non grada dhe ate meqense e kane leshuar. Plera te flliqur greke, nuk po ndalen se provokuari, perveçse pergatiten nje terrorist dhe e hodhen ne bularat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *