• |
ide | kryesore

‘Kacifas’, ndalohen 200 grekë në Kakavijë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas. Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata.

Mesha është caktuar të mbahet në orën 11:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës

Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke “Protothema”, i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës 4 shtetasve grekë.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.

Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.



3 Comments

  1. Nuk duhen lejuar ta bejne rruge e te perkujtojne per 1 vjetorin. Nuk duhet lejuar dita e oqit te thjere te tyre ne territor shqipetar, kurre mos hyme ne BE pa dinjitet dhe te neperkembur nha nje rrace e keqe se greket

  2. Sna i ka fajin greku por keta kurvat tane qe na qeverisin. Si e vret terroristin dhe me pas e le ta bejne hero ne tojen tende. Te shpalosin flamuj antishqipetar me stemen e organizates terroriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *