• |
ide | kryesore

Kisha Katolike: Mbështesim çdo kërkesë legjitime të studentëve

Lajme, Të fundit



Një deklaratë interesante ka bërë sot Kisha katolike në Shqipëri e cila thotë se po ndjek me kujdes protestën e studentëve universitarë këto ditë si dhe është në dijeni të kërkesave të tyre.

“Të gjithë të rinjtë, e në mënyrê specifike studentët universitarë, janë një vlerë e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre legjitime duhet të zgjidhen” – thuhet në deklaratë. Kisha heq një paralele të kësaj proteste me atë të studentëve të 90-ës.

“Kujtojmë rolin e tyre vendimtar në dhjetor të vitit ‘91 ndërsa diktatura komuniste përpëlitej në grahmat e fundit të saj. Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë” – thuhet në deklaratë ku apelohet:

“Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e studentëve dhe çdo reformë që synon t’u vijë në ndihmë sidomos shtresave më të varfra të shoqërisë. Shprehim sigurinë tonë se ardhja në ndihmë të studentëve nga ana e institucioneve, gjetja e një gjuhe të përbashkët, përmirësimi i kushteve për të pas një kohë studimore më të frytshme, do të ndalonte edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë Shqipërisë, fenomen ky shumë shqetësues i viteve të fundit” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kishës Katolike.



6 Comments

    1. C’punr ka kisha te miratoje apo kundershtoje levizjet qytetare? O pallosh? Ik beji gojore lalierit

  1. Institucioni i vetem fetar ne Shqiperi dhe besimplote ne shkaterrimin e komunizmit dhe te ghjithe pjellave te tij eshte Kisha Katolike , Prifterinjte e se ciles , me kurajo qytetare kane perkrahur ne cdo hap levizjen e studenteve ndaj horrave , batakcinjeve dhe funderrive te ketij kombi .
    Zoti i plotfuqishem ndimofte keta bij me kuraje ndryshe nga ne dhe etrit tane , qe sakrifikojne per lirine e ketij Vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *