• |
ide | kryesore

Kosovë, nis ‘furtuna’ e Gjykatës Speciale

Lajme, Të fundit



Njohësit e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se ftesa për intervistim ndaj ish-komandantit Rrustem Mustafa është parapërgatitje e opinionit publik për arrestimet e ardhshme që mund të ndërlidhen me figura të fuqishme politike ose ushtarake. Aktivizimi i Speciales sipas tyre mund të ndikojë edhe në vetë koalicionin qeverisës
Tri vjet pasi Ligji për Gjykatën Speciale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës Prokurori i Specializuar ditëve të fundit ka ndërmarrë hapat e parë drejt intervistimit të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

I pari që ka konfirmuar pranimin e ftesës nga Prokurori i Specializuar është ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa. Komandant “Remi”, siç ka njoftuar avokati i tij, pritet të intervistohet më 14 janar të vitit që vjen (2019), ndonëse nuk ka saktësuar se në çfarë cilësie do të bëhet intervistimi.

Pas kësaj gazeta “Zëri” ka kontaktuar me zyrtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por ata nuk kanë pohuar, as mohuar një gjë të tillë. Ndërkohë lajmi për intervistimin e ish-komandant “Remit” nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, të cilët Gjykatën Speciale e kanë krahasuar me gjykatat e fashizmit. Në anën tjetër, pavarësisht se njohësit e drejtësisë ftesën për intervistim ndaj Mustafës e shohin si aktivizim të Speciales, ish-komandantë të UÇK-së janë shprehur të bindur se kjo Gjykatë do të dështojë./zeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *