Një pritje decizive nuk duhet të bëjë ndonjë lajm të vecantë. As dy, sepse në fund të fundit portieri është aty pikërisht për të evituar rrezikun. Por ka raste kur një përfaqësim pozitiv bën xhiton e botës, sidomos kur ai është Loris Karius. Portieri gjerman, nga finalja e Kiev ka dhuruar vetëm gafa të jashtëzakonshme, aq sa edhe tek Besiktas kishin dyshime nëse ia vlente të besoje akoma tek ai.
E duke gjykuar në bazë të ndeshjes së fundit të turqve, ndoshta po. Ndeshja e dytë pa pësuar gol në kampionat për skuadrën e Stambollit, por ka edhe më shumë, sepse këtë herë Karius…nuk bëri Karius. Përkundrazi, është pikërisht ai lideri i Besiktas drejt një pikë që lëvizi pak në renditje, por që vlen shumë për moralin.
ofsaytın gecikmesi ve Karius’un harika kurtarışı pic.twitter.com/OcH7UqQd9U
— Beşiktaş Ordusu ??? (@BesiktasOrdusu) December 7, 2018
Ndërhyrjen e parë spektakolare ish-Liverpool e bëri në pjesën e parë, por në minutën e fundit të ndeshjes, kur goli është humbje e sigurtë, gjermani vendosi të bënte pritjen shpëtimtare, duke mbrojtur rezultatin, me reflekset që sic duket i paska patur, por thjesht nuk i ka dëshmuar.
Loris Karius saves Besiktas a point at Alanyaspor. Many saves from him tonight. Especially this one in extra time, an amazing save from the former Liverpool goalkeeper.pic.twitter.com/hzFT10GOiP#Besiktas #LFC
— Göksel Uzunoglu (@10GoekiDe) December 7, 2018
Komplimentat për portierin gjerman kanë mbërritur nga e gjithë bota, duke nënvizuar një ndeshje që për një portier duhet të jetë normale, por që në rastin e Karius, mund të jetë një pikënisje. Edhe pse dikush me humor pyet: “kush je tij, e ku e cove Loris Karius”?