• |
ide | kryesore

Lëvizja për Universitetin shënjestron pedagogët: Jeni ju të rradhës

Lajme



Në faqjen e “Lëvizjes pë Universitetin” këtë herë është publikuar një mesazh kërcënues për pedagogët. Pasi të fitojnë betejën me Ministrinë e Arsimit, studentët deklarojnë se pedagogët do jenë shënjestra e rradhës.

“Të ashtëquajturit pedagogë që mbajnë provimet ditë të shtune duke kërcënuar se do marrë 0 pikë kush mungon, do jenë shënjestra e radhës pasi të arrijmë fitoren e nuk do ta harrojmë.

Ju jeni turpi i universitetit!”, shkruan “Lëvizja për Universitetin.



1 Comment

  1. Bëjnë shumë mire studentët që demaskojnë pedagogët e korruptuar por duke lexuar mbiemrat e tyre, vë re se pjesa mëe madhe janë mbiemra që të kujtojnë “parinë intelektuale” të kohës së diktaturës.
    E shoh të drejtë kërkesën e studentëve për dorheqjen e ministres së Arsimit, por çuditërisht nuk po dëgjoj që nga organizatorët të kërkojnë dorheqjen e kryeministrit, që ka përzgjedhur këta ministra e që publikisht i ka ofenduar studentët si gjithë shqiptaret e tjerë, me nofkën “ngelës”.
    Nga njera anë hidhen thirrje “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” apo ” ky është dhjetori i dytë i studentëve” e nga ana tjetër nuk i duam dhjetoristët e 1990-tës apo ne nuk kemi kërkesa politike ???????????????.
    Po kjo qeveri kundër vendimeve antikombëtare të së cilës, këta studentë kanë dalë të protestojnë masivisht, a nuk është produkt i politikës së një partie që studentët e dhjetorit të 1990-tës e rrëzuan ?
    A do të mund të rrëzohej qeveria diktatoriale enveriste në vitin 1992, nëse lëvizja studentore nuk do të kishte krijuar partine e saj PD e studentëve t’ju bashkohej shumica e popullit shqiptar ?
    Protesta thjeshtë ekonomike mund të konsiderohen kur puntorët e një fabrike bëjnë greve kundër pronarit të një fabrike për pagesa më të larta, apo për të ruajtur vendin e punës, por jo kundër një mazhorance politike që është në pushtet. Në këtë rast kërkesat ekomomike mund të realizohen vetëm me kërkesa politike.
    Ja e hoqi Edi Rama nga detyra ministren Nikolla që sipas disa studentëve e paska kthyer arsimin në biznesin e saj, po a mos ka qenl ajo vendimmarsja e “reformës në arsim”
    Nuk mund të rrëzohet një qeveri e dështuar me bejte se po qe për bejte e nofka, e ka thënë vetë Edi Rama që nuk më del dot kush përballë.
    Një qeveri që ka bërë politika të gabuara për gjithë shtresat e shoqërisë, mund të rrëzohet vetëm me programe të kjarta politike, e me solidaritetin e të gjithëve e jo me deklaratën se ne studentët jemi të pa aftë të mendojmë politikisht. Nëse këta studentë nga të cilët Shqipëria pret që një ditë të qeverisin , pranojnë se nuk ja kanë haberin e politikës, atëhere le të na gjejnë një model nga gjithë historia e shoqërisë njerëzore, që një shtet të jetë organizuar e fuqizuar jo nga politika por nga anarshia, që nga politika e perandorëve romakë, deri tek politika e ditëve tona. I mirëkuptoj një pjesë të madhe të studentëve, që ndikuar nga propogandat politike e mediatike , kanë krijuar një vetëdijë se të gjithë partitë politike shqiptare janë njëlloj të korruptuara.
    Por është rotacioni politik, një ligj i demokracisë ai që mund ta çojë përpara nivelin ekonomik e demokratik të një vendi, e jo të mbahet në pushtet një qeveri tërësisht e korruptuar duke i kërkuar asaj arnime të pjesëshme të natyrës ekonomike.
    NJë qeveri e korruptuar e mashtruese, do ta gjejë marifetin që përsëri të bëjë të sajën.
    Tani për tani, Shqipëria ka këto parti që bëjnë politikën.
    Nese nga gjiri i kësaj proteste të studentëve, na del një parti më e kjartë në programin politik të një partie demokratike, e që mendon për të gjitha shtresat e shoqërisë e jo “o Mete për vete”, janëvotat e elektoratit që do ta sjellin në pushtet, por nëse disa studente janë manipuluar për të ricikluar mendësinë komuniste të luftës së klasave, nuk besoj se do ti venë pas studentët në shumicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *