• |
ide | kryesore

Përçarja e studentëve/ Kush po e sulmon Arlind Qorin?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Po bëhen dy ditë që kur protesta studentore mbërriti në apogjeun e saj, që grupime pranë partive të opozitës po sulmojnë në mënyrë të paturpshme dhe meskine “Lëvizjen për Universitetin”, “Organizatën Politike” dhe njërin nga figurat më të vendosura të tyre, petagogun Arlind Qori. Po të hapje sot gazetën “RD”, nëpër faqet e së cilës nuk ka lënë pa u përbaltur asnjë intelektual i këtij vendi, këta aktivistë konsideroheshin si “këlyshët e Edi Ramës”. Pa e përmendur me emër pak a shumë këtë qëndrim shfaqte me gojën e saj në gazetën Integrimi edhe Monika Kryemadhi. Ajo thoshte: “Lëvizja Studentore nuk është e asnjë partie politike, e asnjë organizate politike, ajo është e studentëve, prandaj duart larg si politika dhe NGO e subvencionuara dhe të paguara nga Edi Rama për ti përçarë ata”.

 

 

Në mediat pranë tyre u shkua edhe më tej. U gërmuan ca filmime të vjetra (poshte) ku Arlind Qorri dukej përkrah ish anëtarëve të “Mjaft”. Sikur të ishe pro “Mjaft” kur ata luftonin kundër klikës kleptokrate të Fatos Nanos ishte ndonjë krim. Pavarësisht se si e shfrytëzuan këtë frymë rinore palaço si Veliaj me shokë, të kishe idealet e mjaft në atë kohë nuk përbënte ndonjë mëkat.

 

Atëherë pse po e sulmojnë sot Arlind Qorin dhe mbështetësit e tij?

Akuzat që u bëjnë janë se ata nuk pranojnë politizimin e protestës, se ata nuk duan ta bashkojnë atë me opozitën dhe së treti se ata nuk janë pro bashkimit të kauzës me atë të banorëve të unazës së re. Megjithëse kjo e treta është e pavërtetë, në dy të parat anëtarët e Lëvizjes për Univesitetin kanë mëse legjitimë.

Por, kjo mënyrë e pavarur, e ndershme dhe koherente të menduari i ka barë të akuzohen nga nivelet më të larta të opozitës si vegla të Ramës dhe Veliajt.

Në fakt të gjitha akuzat janë sa qesharake po aq edhe amatoreske. Mjafton të bësh një kronologji të aktivitetit të këtyre militantëve që akuzohen se i shërbejnë kryeministrit dhe kryebashkiakut për të kuptuar të vërtetën.

Ata i kanë prirë gjatë gjithë kohës betejës dhe protestave kundër reformës së Ramës në arsim, efektet e së cilës po i nxjerrin sot në rrugë studentët.

Ata janë të njëjtën që goditën me vezë Edi Ramën, madje e paguan këtë edhe me qeli, sepse dontë të zhvillonte tubim me biznesmenë në aulën e një universiteti publik.

Image result for rama veze

Njëjra prej tyre, Mirela Ruka, është ajo vajza e thjeshtë që derdhi salcë mbi kryet e Lindita Nikollës, madje duke i rrezikuar organizatës edhe fondet e donatorëve të huaj që nën presionin e spin doctors-ave të qeverisë, u tërhoqën duke mos mbështetur këto qëndrime radikale.

Pra, beteja e tyre me Ramën ka qenë pa konpromis.

Po e tillë ka qenë edhe ajo kundër “Lali sharlatanit”. Në pikën e tij më të zezë, kur Veliajt i vdiq në duar në varrezën e sharës Ardit Gjoklaj dhe ai e fshiu këtë ngjarje nga të gjitha mediat, duke koruptuar madje dhe prokurorët, Organizata Politike e vetmja që zhvilloi protestë para bashkisë dhe e gdhëndi portretin e viktimës që nuk e transmetonin mediat në muret e qytetit.

Image result for ardit gjoklaj

Këto fakte, krahas dhjetra daljeve mediatike me qëndrime të qarta, janë të mjafta për të vërtetuar se nëse protesta e studentëve sot ka marrë flakë, fitilin e saj e mban ndezur prej vitesh, Arlind Qorri dhe shokët e tij.

Janë ata që kanë kërkuar arsimin falas, që kanë folur për favorizimet klienteliste ndaj universiteteve private dhe që kanë manifestuar me dhjetra në të njëjtinvend ku sot numërohen me mijra.

Ata nuk janë kali i Trojës në protestë, por në të kundërt, janë shpirti i saj. Ata nuk duan ta shuajnë por ta përndezin atë festë demokracie.

Kurse ata që i sulmojnë janë partitë e vjetra në opozitë. Ato që vazhdojnë prej vitesh me bestytninë se kush nuk është vasali im është armiku im. Prandaj Arlind Qori dhe mbështetësit e vet po sulmohen në mediat pranë tyre. Ata nuk duan të fikin protestën, këtë e thonë vetëm politikanët e vjetër që duan ta përvetësojnë atë dhe ta përdorin për qëllimet e opozitës zyrtare.

©Lapsi.al



42 Comments

  1. Arlindi eshte nje djale me integritet.
    Do ishte shume mire, qe ne krye te kesaj proteste te kishte nja 5 Arlinder.

    1. Që ky Arlindi e ca të tjerë grevëthyes të protestave kanë një integrtet të dukshëm komunist, këtë e marim vesh derisa e paska me kaq zemër Bushati, por puna është të mos bëj intrigitet me protestat e studentëve.
      Nga 140 mijë studentët shqiptarë, do të ishte tragjike sikur qoftë edhe nja 500 prej tyre të kishin “integritet komunist”.
      Në botë me “integritet të plotë komunist”, ka ngelë vetëm ai topolaku si top futbolli i Koresë së Veriut.
      Kim Jong Un-i, e në Shqipëri ca pleq të rrënxuar ish sigurimsa enveristë.
      Ka pasur edhe në Europën perëndimore deri para dy dekadash ndonjë parti komuniste që çoku merte ndonjë deputet në parlament.
      Po kur u zbulua arkivoli i enverizmit shqiptar që kutërboi gjithë Europën me erën e tij të qelbur, europianët i largohen komunistëve të lemerisur.

  2. Qe eshte kelyshi i enverit ky Qorri se luan as topi..
    Po qe ka bere opozite kjo eshte e vertete, por kjo i sherben ramepalles..
    Ky nuk kerkon demokraci por barazi komuniste?

  3. Lapsi me artikujt qe ben tregon se je i kamufluar, ne thelb je nje mbeshtetes i thekur i Rames. Ky pedagogu qorri, eshte e qarte se eshte leve e Rames, mjafton te shohesh nderhyrjet dhe kerkesat qe ben. Studentet nuk duhet te terhiqen si dhe duhet te shohin pak me gjere me kerkesat duke mos harruar se jane prinderit e tyre qe po paguajne taksa te larta, rritje te faturave te energjise, ujit, rritje te cmimit te naftes etj etj etj

  4. Arlindi dhe Levizja per Universitetin kane bere opozite te vazhdueshme pa dallime partiake dhe kjo deshmohet qarte me aktivitetet e tyre te viteve te fundit. Nuk jam dakord me pikepamjet e tyre komuniste ne lidhje me arsim falas sepse kjo nuk perputhet me zhvillimet ekonomike te kohes kur po jetojme dhe sidomos me buxhetin e nje prej shteteve me te varfera ne Evrope, por mendoj se kane integritet dhe jane idealiste si levizje. Perbaltja nuk vlen ne kete rast.

    1. Ky komunist eshte..pse nuk i shtyn studentet ta rrezojne rilindjen me ne krye edi rameliun qe vjedhin shqipetaret bashke me oligarket ne menyre te pa skrupullt..
      Por ky po kerkon ta mbaje nen kontroll protesten tek ministria e arsimit gjoja mos te politizohet..
      A nuk jane politike keresat e tyre ?
      Nese nuk shkojne te protestojne para zyres se edpalles asgje nuk do te fitojne..per shqipetaret me keq do behet..?

      1. edhe liberal zotrote, edhe me kete gjuhe analfabeti; sikur nuk shkojne bashke keto a derbardhe, ndrysho emer te pakten!

  5. Futjja pordhes o laps,francezet u çuan per disa qindarka qe u rrit çmimi i naftes dhe tani kerkojne largimin e macronit.nuk ka kerkesa ekonomike te ndara nga politika,prandaj mos ja fusni pordhes kot,protesta sa me e gjerë te behet aq me shume i sherben edhe intetesit publik

  6. Une nuk jam fare mbeshtetes i PD, por ne kulmin e protestave per Parkun, cmimin e biletave te urbanit etj. individet e OP kane krijuar percarje me te njejtin sebep: ti je armik klase, ik ti nga protesta se kshu duam ne, ik ti se je politik etj.
    Duken me shume si tentativa percarese ose pervetesimi proteste. Protesta nuk eshte e Arlind Qorrit por e te gjitheve dhe nuk e vendos ai kush eshte person politik dhe ca qellimi do te kete nje proteste.
    Gjithsesi ne kete proteste Arlind Qorri eshte nje pike uji ne oqean. Nuk ka asnje shans qe ai te kontrolloje kete proteste kaq te madhe dhe kjo eshte gje e mire se nuk do te perfundoje si protesta e Parkut ku shume nga shoket tane u rrafen neper komisariate dhe Arlind Qorri te tallte trapin!
    Andi Sorosit flit pak realisht, se ju te humbur qe te humbur do jeni! Lideret e rinj i ke cdo dite neper ato protesta, ata qe nuk flasin dhe qe i peshon koka dhe shpirti dhe jo keta zhulsat sorosiste-komuniste.

  7. Arlind Qorri do të hante një mut të madh ashtu siç ka ngrënë, deri tani me ato veprimet guerilase, që thjesht e kanë giciluar edvinin.

    Protesta e studentëve nuk ka lidhje me guerriljet e qorrit, që janë më keq sq sekti i rilindjes.

    Rrofshin studentët, Poshtë qorrat dhe guerilasit e tij.

  8. Kujdes nga gjarperinjte komuniste qe genjejne njerezit me fjale te bukura, duke perfituar nga kriza politike e Shqiperise. Kujdes nga komunistet, premtojne barazi por ne fakt duan t’ju zhvasin te gjitheve.
    I njoh keta, trecereku jane pa shkolle sepse nuk e perfundojne dot, ose me diploma ne universitete private (ironia, sulmojne universitetet private).
    Nuk lexojne literature tjeter pervec marksizmit. Kujdes, marksizmi eshte provuar i deshtuar. Nuk ka shans te dyte.
    Mos u jepni vemendje paraziteve komuniste qe e quajne borgjezizem larjen dhe rruajtjen.

    Sado e keqe te jete politika jone me PD, LSI dhe PS, marksizmi s’duhet te jete kurre alternative.

    1. Nuk ka debil sot ne planet qe pranon se ato c’ka shkruar Marxi ishin te gabuara. Ti qenke i pari!
      Kane qene gjithmone injorantet dhe kokeshtremberit si puna jote qe e kane keqkuptuar dhe me vone perdorur sipas qejfit(kur u eshte dhene privilegji i pushtetit) Kapitalin e K.Marx

      1. Bimbash efendi !
        Mos i ndaj Kapitalin e Marksit e veprat e Xhahil Hoxhës në të tre vaktet, mëngjez drekë e darkë se po të lexosh ato, nuk ke farë nevojë të hash ndonjë ushqim tjetër. Ka një veti të mrekullueshme marksizmi, të ngop me lugë të zbrazët.
        Si këshillë miqësore të rekomandoj që pasi të “ngopesh” me veprat e Marksit e Enverit, “pas buke” futi edhe një gotë me dhallë Edveri.
        Të siguroj se do të bëhesh Qorr nga sytë e Qorr nga mendja.

  9. Keta me pseudo protestat e tyre me pak vete (se kuptohet qe njerezit injohin sek ush jane) vetem i kane bere fresk pushtetit duke u hequr agresive. Perfituan nga pakenaqesite dhe bejne “protesta” te ndershme se mbrojne nje prej eterve te tyre qe u pa sot ne nje media t’i mbronte megjithese eshte hequr nga Universiteti si spiun i sherbimeve te huaja.

  10. Arlindi eshte nje studiues i qarte i komunizmit dhe i totalitarizmit.

    Atij i intereson shume here me shume nje levizje e vogel, radikale, per aq kohe sa e kontrollon ai se sa dicka e madhe, shume planeshe, qe mund ti dale nga kontrolli. Eshte ideja e “udheheqjes se ndricuar” politike per te cilin ne fakt Lenini ka shkruajtur jo pak.

    Dhe Arlindi ketij mesazh i ri. Ai protestat i mbeshtet per aq kohe sa eshte ne gjendje te kontrolloje totalisht mesazhin. Prandaj, sic thote Leqe, eshte i fiksuar ai dhe levizja e tij me largimin e njerezve te tjere. Dhe kete loje e kane luajtur vazhdimisht ne protesta, edhe kur nuk e kishin tagrin per te protestuar.

    Ja pse shpjegohet si ne nje proteste qe ne fakt duhet te ishte simboli i mesazhit te tyre politik pro publikes, te Teatri Kombetar, ata nuk gjenden fare. Sepse aty nuk mund te kontrollonin mesazhin, nuk munden te kontrollonin pjesemarresit, dhe prandaj u larguan.

  11. Me vjen shum keq per studentat. Largoni komunistat, perndryshe u infektuat dhe do merrni vendin ne qaf. Duhet te rrezoni qeverin, nese e beni protesten dhe ngulni kam per plotsim kushtesh … do merrni lesht. Duhet qe te lejoni dhe bashkoni forcat me protestuesit e tjer dhe te rrezoni qeverin. Kur tkeni zgjdhje te reja zgjdhni prap PS, spo ju thot kush PD a ska. Por duhet rrezu pushteti momental

  12. Kjo PD kete ka bere qe ne 1990 kur u krijua komunisti i oreve te para saliu dhe te tjere qe i rrinin afer,duke larguar te burgosurit politik,pronaret e vertet dhe te gjithe shtresat e tjera te shoqerise,per ta kthyer PD ne parti neo komuniste te vertete dhe tani kete duan te bejne ta kthejne kete levizje ne pronesi te tyre

  13. Qe protestes se studenteve ngadale po i vjen fundi, kjo po duket. Jo nga gje gjeter, por nga fakti qe ka nje mos-organizim te plote. Kjo vjen ne rradhe te pare nga perfshirja ne proteste e njerezve qe duan ta kufizojne fushen e veprimit te protestes. Perdorimi i policie, me kerkese te disa drejtuesve te studenteve, per te penguar banoret e Astirit, eshte nje tregues shume i qarte i ketij ndikimi.
    Qeveria u tremb nga studentet dhe po perdor cdo lloj menyre per manipulimin e protestes. Ne se kete e ben Arlind Qorri, apo ndonje i derguar tjeter i Erionit, kjo ka pak rendesi. Rendesi ka fakti qe ne cdo proteste Gjendet dikush qe do te korruptohet, blihet me punesime ne bashki, apo me premtime te tjera per te qetesuar gjakrat dhe per te vazhduar punen si me pare.
    Kjo eshte fatkeqesia qe po ndodh edhe me protesten e studenteve. Perfundimi do te jete qe do te ulen sot per sot tarifat e studimit, do behen disa premtime te tjera, qe nuk do te mbahen asnjehere, dhe gjithshka do te mbyllet me kaq. Me vone ndonje nga personat qe sot gjenden ne krye te protestes, do te fitoje ndonje projekt per te zhvatur ca para., apo do zere ndonje vend pune te pameritar.
    Protesta ishte nje enderr e bukur, qe me sa duket do te shuhet pa rezultatet e menduara.
    Ajo qe eshte e rendesishme eshte se gjendja nuk do te ndryshoje. Qeveria perkohesisht mund te mbylle me korruptime protestat, por gjendja ekonomike eshte KATASTROFALE, dhe jo shume vone do te kete protesta te tjera, e me pas te tjera.

    Protesta e studenteve te pakten tregoi se Arroganca dhe ofendimi i kujtdo qe e mendon ndryshe, nuk te con askund. Shpresoj qe K.Ministri ta kete mesuar mire kete. Shpresoj qe te kete mesuar edhe qe vetem propaganda nuk te con ne asnje vend, dhe njerezit e uritur as nuk mund te tremben as nuk genjehen me.

    Ne se dicka nuk fillon shume shpejt te ndryshoje, do kemi protesta te tjera, qe me mbetet vetem te shpresoj te jene po kaq paqesore sa kjo e studenteve.

  14. Kur shkruan Qori e jo Qorri, duket qarte qe eshte nje qoke e paguar shkrimi. E shkruar keq madje. Pse nuk le proteste pa marre pjese ky, askush se thote

  15. Plaku im (rr.p.) më thoshte gjithëmonë ; komunistat ende pa ardhun në pushtet thojshin do të jemi të gjithë njisoj dhe të barabartë.Kur e morën pushtetin i banë vërtet Shqiptarët tê gjithë njisoj sepse të gjithë mbetën “pa opinga”.
    Qorri asht komunist dhe mëqë protesta studentore asht apolitike ay nuk duhet të gjindet në mes tyne.

  16. Levizja politike bashkepunon haptazi me pinjollet e Mjaft-it Andi Kananaj apo Leart Vasili. Sorosi i financon dhe mediat prane Sorosit i promovojne. Çfare ndodhi me protesten per parkun? Si u shnderrua Eljan Tanini nga nje aktivist i ketyre pro-komunisteve, ne vjeles fondesh prej mijera eurosh nga bashkia e Veliajt? Si e lane shoket dhe shoqet e organizates kiosken e Eljanit aty ku ata « gjoja » perplaseshin me policine edhe per nje dege peme? Mjafton nje research i thjeshte ne google me logon e tyre dhe lexon se te tilla pseudo-opozitarizma jane tentuar me perpara nga Sorosi edhe ne Serbi, Gjeorgji, Bjellorusi, Ukraine, etj. Keshtu qe keta byth-pambuket e Sorosit, ne protesten e dites tjeter, studentet duhet t’i perzejne qe aty. Ç’dreqin kane keta morra sorosian te nderhyjne ne çdo lloj proteste qe ndodhin ne Shqiperi! Hajde kina mamin Qorrit, bashke me Veliajn dhe Ramen…

  17. Ka opozitë e opozitë por që të quash opozitë enveristët 24 karatësh, si ky Qorri, e zhvlerëson edhe opozitën që mund të bësh kundër Edvin Drogës. apo Erion gënjeshtarit
    Nga droga e madhe që shkaktoi trushpëlarjen e shqiptarëve si propogandë komuniste, e kemi peshqesh edhe kryeministrin socialist të drogës. Me votat e këtyre qorrave por edhe të majtistit ekstremist të paepur Andi Bushati, u ngjit në karierë politike Rama.
    Unë si emigrant as nuk e njoh këtë djaloshin “pedagog” Qorri, por posa dëgjova që dikush me megafon ulërinte në protestën e studentëve për arsim të lartë falas, një mashtrim i vjetër propogandistik i komunistëve, sepse mu krijua dyshimi që menjëhere që në krye të kësaj proteste qënkan vënë komunistët fanatikë e kur e pashë që protesta mori përpjestime të mëdha, sikur u qetësova pasi nuk besoj që gjithë kjo mase e madhe e studentëve shqiptare që i njohin tashmë vlerat e shoqërisë së lirë të tregut e kapitalizmit demokratik, shumë më tepër se studentët e dhjetorit të 1990-tës, të pranojnë të udhëhiqen nga nostalgjikë të komunizmit alla shqiptar.
    E mirëkuptoj Bushatin si një nip i një antari të Byrosë politikë të KQ të PPSH në qëndrimin e tij të pandryshueshëm ideollogjik komunist, por e vlerësoj ate edhe si një gazetar luftarak ndaj fenomeneve të korrupsionit e krimit që solli qeverisja e së ashtuquajturës “rilindje”. Ja mirëkuptoj edhe alergjinë e tij të pandryshueshme kundër PD e liderit të saj Berisha, pasi është në fronte ideollogjishë të kundërta.
    Por me dashamirësi i kujtoj, se ideollogjia komuniste në Shqiprinë që kaloi modelin më të egër diktatorial komunist stalinist, ta harojë përgjithmonë se mund të kthehet nga ndonjë Qorr.

  18. Andi Bushati, duket si drita e diellit qe kete koment e ke bere ti dhe jo Shkullaku. Mos e moho qe ha, pi dhe beni plane si te goditni opoziten bashke me Arlind Qorrin. Te te bej nje pyetje, ne protesten per mbrojtjen e parkut kundra betonizimit, ne fillimet e saj ishte dhe Eljan Tanini (shok i ngushte i Arlind Qorrit), i cili sherbeu si leve e pushtetit te Veliajt per te percare protestuesit dhe per te shuar protesten. Si perfundoi historia e Taninit: jua them une, me nje projekt te fituar me korrupsion nga Bashkia Tirane(e kujtoni ate dhenien e dores se “sinqerte” ndermjet Taninit dhe Lalit) dhe me nje tuf me lek ne xhep. Arlind Qorri eshte nje vegel e qeverise dhe te lutem shume mos na beni per budallenj, duket haptazi, dhe per me teper jane info shume te sigurta qe te ardhurat Organizata Politike (me prirje komuniste) i merr sa nga Sorosi, sa dhe nga qeveria me justifikimin e ligjit mbi te drejtat e shoqersie civile. Pra te lutem mos na shisni per te ndershem keto qenie te peshtira te realizmit neo-komunist. Sot ka nje fakt te pa-kundershtueshem, Dhe si djallzor qe jane keto te OP e dine shume mire qe kur ngrihen studentet te marrin perpara! PRANDAJ ARLIND QORRI I DASHUR BUSHAT (neo-komunist dhe ti) JO VETEM QE NUK E KA NDIHMUAR PROTESTEN POR ESHTE KUJDESUR NE MENYRE PERSISTENTE PER TU KUJDESUR PER TE NDALUR VALEN E REVOLTES PER TU PERBALLUR ME QEVERINE TEK E CILA FALET NATEN DHE NA E SHAN DITEN 😉 Pyetja qe do te ngrej eshte PSE TE MOS KEMI NJE AGJENCI FASHISTE E CILA TI KUNDERVIHET NEO-KOMUNISTEVE TE ORGANIZATES POLITIKE BOLSHEVIKE. E di Bushat qe te ngrihet ai damari I ballit nga inati AMA TA DISH DO ISHIN SHUME SHQIPTARET QE TE PERQAFONIN AGJENCINE FASHISTE si kunderpeshe te OP, tek e fundit kete na thote dhe demokracia amerikane, nese bilancet ne demokraci prishen duhen gjetur te gjitha menyrat dhe metodat per te RIVENDOSUR EKULIBRIN. NATEN E MIRE BUSHAT I PESHTIRE (Dhe te me besosh une qe po te shkruaj as nuk jam staf I ndonje partie politike, por jam student qe kam mbaruar ne 2015, njesoj si keto student sot, I cili kam protestuar per prishjen e nderteses tek fakulteti ekonomik, ku ARLIND QORRI ne ate kohe as nuk I ndihej fryma e jo me ZERI 😉

  19. Pse mbeshtetesit e opozites po sulmojne arlindin? E thjeshte fare, ky qorri eshte si ben blushi, shoku bushatit, dmth kujt i eshte shpifur rilindja te votoje libren dhe jo pd-ne, keshtu rama mbetet prap ne pushtet. Nje pyetje kam une per lapsin, po mbeshtetesit e qeverise a po e sulmojne kete armikun e perbetuar?

  20. Mos pranimi I protestueseve te Astirit’ nga kryesia e studenteve, si edhe e shume prinderve te tyre, qe u ndaluan nga policia, tregon qe ky Qoppi’ te ruaj autoritetin e tij, si drejtues, e nga pas me tere mendimin komunist qe ka , e qe I vihet ne dukje nga komentuesit. Studentet jane filize qe jane ngritur per kerkesa ekonomike per te cilat qeveria vjen e duke ua shtrenguar, dhe kane plotesisht te drejte. Por pas kaqe ditesh, per ta as qe po merren parasyshe kerkesat, por po vepron konspiracioni I mjeshtrave qeveritare per ti percare, e shperndare pa fituar kauzen e tyre. Sot keto probleme I ka tere populli , e andaj, ata qe thone se nuk duam, apo s;pranojne bashkepunim me politiken e kane shume gabim, e jane karieriste tinezare.Bashkimi I te tere vuajtesve, te robetuareve kunder kesaj qeverie pushtuese do jete suksesi e fitoria edhe e studenteve, pasi te percare, e me drejtues te konceptit marksist, nuk do mund te arrini ne ato qe kerkoni,. Bashkohuni, e pranoni popullin e intelektualet qe te arrihet fitoria, keshtu sic po e coni protesten, do ju mbetet vetem nje shfaqie e nisur mire, por jeten do e vazhdoni ne varferi. Mos u besoni mentalitetit komunist, por aftesise se zhvillimit koherent konkurues.

  21. kerkesat e studenteve jane shume ekstreme, shume komuniste ne stil se ska arsim falas fare dreqi ta haje. ky ekstremizem do jete edhe fundi i protestes se studenteve. se nje proteste qe te vjele fryte duhet te kete mase dhe arsye

  22. Keta te ridhjrjes akoma me -QORRAT-merren ore aju ndriti gje ministri i ”suksesshem” Saje Qorri.?Tani cfare prisni ‘tju nxjerre ne drite Arlind Qorri .Po edhe ky kalemxhiu i -Lapsit-na i radhiterka te gjitha bemat qe ka bere ky njeri duke na i servirur si njeri opozitar te terea qeverive .Kjo duket qarte qe eshte shoku i Veledinit per deri sa nuk lejojne dhe qytetaret te tjere ne proteste dhe sidomos banoret qe po ju prishin banesat e tyre sepse eshte dora e kllounit te cirkut -lali Erit–

  23. Mos i impononi publikut artificialisht individe te tille! Hiqeni kete artikull!
    E dine vete njerezit ke duan ke nuk duan!

  24. Po ky qorri dhe ky profesor kylyshi i komunizmit vet e deklarojn se jemi marksista ateher qa doni o popull perse humbeni koh me keta funderrina qe veq populli yne e din shum mir qe sa ka vujt me keta jashteqitje filo ruso serbe. Keq me vje ndoshta dhe munges edukate por te me falin lexuesit por keto markesista duhet te va qish motrat e gjithe njerzit e shpis sepse ndryshe nuk marin vesh keta te pa moral.

  25. Arlind qorri dhe organizata politike nuk jane vegel e erionit dhe rames, por flirtojne forte. Dhe kete e gjeni lehte nese kerkoni per te afermit e klod lekes, dhe ndihmat qe ai u jep. Persa i perket te mos berit politike, nuk ka proteste jo politike. Sidomos kur prapavija eshte komplet ideologjike.

  26. Ideolloget jane ketu te lapsi,shkoni more pushta ne proteste mos qendroni neper strofkulla si urithat e enverit

  27. Hajde sherbim qe po i ben rilindjes lapsi – hajde. Artikull i tere per Arlin Qorin?.?….

    Arlind qori qenka projektuar per Veline e se te ardhmes.

    Arlindi dhe organizata e tij komuniste me ca spurdhjake teoriciene qe fondet i marrin nga bashkia e qeveria, kane kohe qe organizojne kete proteste. Jane ata qe e kane konceptuar e udhehequr per ta palsur, jo ne shtator e tetor kur fillon shkolla, por vetem ne ditet me te zeza te qeverise. E keto jane dite te zeza per rilindjen.
    Arlindi me shoke e shoqe e kerkuan qe protesta te udhehiqej nga nje organizate politike vasale si e tyrja por ama te kishte kerkesa vetem studentore e jo politike. E lokalizuan edhe para ministrise se arsimit e nuk pranuan asnje proteste tjeter tu bashkangjitej, nderkohe qe ne cdo vend te botes , aty ku protestat jane jo te stisura e te nxitura per qellime te neveritshme, protestat rrisin presionin duke u bere bashke. Protesta e studenteve kunder qeverise , do te hyje ne histori si e vetmja proteste qe nuk e shqetesoi fare qeverine . Perkundrazi, gjithe ushtaret e propagandes, qe nga i pari i strategeve te rilindjes , Mero Baze e deri te legeni i strategeve, Blendi Salaj i rilindjes, u shprehen njezeri pro protestes se studenteve . Kaq do te kish mjaftuar per ta vene ne dyshim. Me pas, protesta po dilte nga kontrolli dhe mori permase qe tejkaloi parashikimin. Duhej te rritej roli emisareve te rilindjes per ta mbajtur te kapsuluar ne nje proteste me kerkesa mediokre, pa kerkesa politike dhe pa lejuar astir e teater te bashkohen. Kjo i zbuloi. Po perseri nuk jane te shqetesuar rilindasit. Mjafton qe humbi besimi e qe njerezit mendojne qe protesta eshte organizim i rilindjes, dhe rilindasit jane shume te kenaqur me ketw. Demoralizojne revolten.
    . Qeveria dhe propaganda rilindase nuk thone asnje fjale keto dite kunder Arlindit. Ne nje rast tjeter, do kishin leshuar se paku Blendi Manen te bente lincimin e zakonshem e te ndyre neper fb. Mero do ti kish marre me radhe keta komunistet. Jo. Merren me studentet e forumeve. Dmth na thone – qe opozita nuk e do protesten dhe hyri ta prishe. Qeveria, rilindja dhe komunistet jane pro dhe ok protestes kunder qeverise. Me kete logjike po analizoni. Ska gje ., se Arlind Qori po behet gati te krijoje nje parti te se majtes ekxtreme me bekim te lali erit, qe te hyje ne zgjedhjet e ardhshme e ta menderose voten sic beri blushi. Bojaxhi. Keshtu qe merruni me arlindin. Krijojeni fllucken e radhes .

  28. Sapo lexova në një nga mediat shqiptare,që ky pedagogu “antipolitik” Marka, paska deklaruar se ai ka qenë aktiv për Gërdecin e veçanërisht për 21 janarin.
    Ka kaq vite që Edi Rama e shpurra e tij, për të akuzuar opozitën e sotme, përmendin në mënyre abuzive këto dy ngjarje.
    Çfarë ishte Gërdeci ?
    Qeveria demokratike me këmbënguljen edhe të NATO*s ku ishte pranuar Shqipëria, filloi shkatërimin e armëve të vjetra stoqe, që nga ato të luftës së parë botërore të grumbulluara nëpër depo në gjithë Shqipërinë,
    Kjo shpërndarje e këtyre armëve e municioneve luftarake të vjetra, nëpër depo pranë qendrave të banuara në gjithë Shqipërinë, ishte një rrezik permanent për gjithë popullsinë. Treguesi më i kjartë i këtij rreziku, ishte “viti i mbrapshtë” 1997. Në ministrinë e mbrojtjes ,nga administrata e Nanos kishte ngelur një farë Pinari, si drejtor i një drejtorie që merej me këtë punë. Ishte Pinari që i dha biznesmenit mik të Ramës, Delijorgjit, liçensën për të ngritur një fabrike të demontimit të armëve në Gërdec e që në të njejtën kohë kishte për detyrë që ta kontrollonte sigurinë e kësaj fabrike të rrezikëshme. Sigurisht që as Pinari e as Delijorgji nuk ja kishin idenë e sigurisë teknike, për kësisoj fabrikash, por ishin oficerët e vjetër të ushtrisë së kohës së bunkerëve të Enverit, që duhet të bënin kontrollin e sigurisë në këtë fabrikë.
    Nga hetimi i gjatë në të cilin u thirrën edhe specialistë të huaj të kriminalistikës, u vërtetua se shpërthimi i fabrikës ndodhi si aksident banal, ku një puntor saldonte në afërsi të saj, e shkëndiat e saldimit i dhanë flakë barutit të hedhur pa kujdes në tokë, e që shërbeu si fitil për të shkuar tek depot e predhave luftarake që shpërthyen. Ky pra ishte shkaku i shpërthimit e më tej nga drejtësia u ndëshkuan Pinari, Delijorgji e mvartësit e tij, u dha urdhër arresti edhe për disa oficerë një pesë e të cilëve u arratisën e ministri i mbrojtjes dha menjëherë dorhqjen. Por komunistëve ju kishte djegur shumë fakti se Shqipëria u pranua në NATO.
    E shfrytëzuan me zell të madh këtë aksident tragjik, për të akuzuar idiotësisht Berishën se ai vrau 26 njerëz të pafajshëm në Gërdec. Asnjë indicie juridike nuk kishte për ta akuzuar Berishën që i paska shkrepur në kokë për të bërë këtë vetëvrasje politike.
    Kur për aksidentin dolën rezultatet e hetimit e natyrisht që më e pa interesuar për të ndodhur ajo tragjedi ishte qeveria Berisha e gjykatat dhanë vendimet për ndëshkimin e atyre personave që kishin përgjegjesi në neglizhimin e sigurisë, dolën thashethemnajat e Mero Bazes, për përzjerjen e birit të Berishës në tregëtinë e armëve, një akuzë që nuk u vertetua asnjëherë.. Sidoqoftë aksidenti tragjik i shpërthimit të Gërdecit, nuk kishte fare lidhje me tregëtinë e armëve të vjetra që e bëjnë të gjitha shtetet e botës.
    Ka pra kaq vite që abuzohet se Berisha e biri i tij paskan qenë ata që “vranë 26 persona” ??????
    Nëse sot llogarisim vdekjet vetëm nga aksidentet rrugore, na dalin për çdo muaj po aq viktima sa të Gërdecit.
    Por pse nuk del Mero Baze, apo këto Qorrat e markat komuniste e të akuzojnë Edvin Ramën kryeministër si “vrasës” ?.
    Edhe aksidentet rrugore me viktima si shkak kanë pakujdesinë e ngasësesve të makinave por edhe të ministrisë së transporteve e policisë rugore. Kush është marë që të hetohet nga drejtësia si “vrasës” për të aksidentuarit ?
    Nuk po merem me 21 janarin, se edhe me te abuzohet akoma më keq se me Gërdecin.
    Po kujtoj vetëm se ate demostratë të dhunëshme, Rama e bëri vetëm se Berisha po qeveriste me “hajdutin me zë e figurë”, Ilir Meta. Ilir Meta kishte dhënë dorheqjen dhe ishte po ai Ramë që me një darkë me ngjala në Lalëz, këtë “hajdut” e bëri aleat qeverisës e kryetar të Kuvendit, sot president.
    Një fakt tjetër që kalohet në heshtje nga mediat, ësht se edhe një ofizer i gardës, që është verifikuar se ka hapur zjarr e si pasojë plumbat e tij mund të kenë goditur viktimat, sot Edvin Rama e ka bërë shef të PS nl rrethin nga ka origjinën.

  29. Ai do te hapi nje parti, ju thoni qe eshte I pa politizuar. Uffffffff na acaruat me keto qendrim politike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *