• |
ide | kryesore

“Psg i detyruar të shesë një mes Neymar e Mbappé”. Shpërthejnë polemikat mes L’Equipe e klubit

Sport



Në Francë shpërthen polemika mes gazetës më të rëndësishme sportive, l’Equipe, e klubit që dominon Ligue 1, Psg. Pika që derdhi gotën është një artikull që ka zbuluar se parisienët verën e ardhshme janë të detyruar të shesin një mes Neymar e Mbappé për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar. Lajmi është mohuar përmes një komunikate të ashpër në tone të klubit francez, që e ka përcaktuar tezën e gazetës fryt i një fushate disinformuese “që përmban afirmime të gabuara e qesharake me qëllimin e vetëm për të krijuar një klimë tensioni mes klubit e gazetës tuaj”.

KOMUNIKATA E PSG
“Përvecse mohojmë me forcë këto situata krejt të gabuara, qesharake e dashakeqe që duan të krijojnë një klime tensionesh mes Klubit e këtij mjeti informativ, Paris Saint-Germain kërkon të dijë, ndershmërinë intelektuale të L’Equipe e motivet e linjës së saj editoriale lidhur me Paris Saint-Germain. Shembujt e një trajtimi pa ekuilibër e që synon vetëm të shpërndajë një atmosferë konfuzionale, janë. E fundit të mërkurën e kaluar, ditën e ndeshjes kundër Strasburg, në faqen e parë ishte pretendimi për një pakënaqësi të Cavani.

…Katër ditë nga ndeshja në Beograd në Champions League, Paris Saint-Germain fton komunitetin e tij – mbështetës, partnerë, ish- lojtarë … – të shtrëngohen rreth fanellës, lojtarëve e vlerave e ambicjeve që Klubi do të mbajë gjithnjë me krenari. Mbështetja e madhe e tifozëve në rrjetet sociale e shkallët e stadiumit shton forcën e Neymar Jr, Cavani, Mbappé e të gjithë lojtarëve tanë. Përballë disinformimit të orkestruar nga L’Equipe e tentativës së palodhur të tyre për të dobësuar imazhin tonë, Paris Saint-Germain, klubi më popullor dhe i suksesshëm në Francë, tregon dëshirën për të vazhduar përpara të dialogojë me të gjithë në mirëbesim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *