• |
ide | kryesore

Qytetarët mbështesin protestën e studentëve: Më bëhet zemra mal kur shikoj që ngrihen të rinjtë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



“Në 90-n kam dalë kam qenë 36 sot jam 64 dhe akoma them Shqipëria si gjithë Europa. Është turp e faqja e zezë. Kështu si ka arritur Shqipëria. Po nuk u bashkuam me rininë ne kemi vdekur”, u shpreh një qytetare.

“Kemi ardhur me u bashkuar të gjithë si popull. Kam edhe unë gocën studente. Këta marrin lekë. Këta për një vërtetim që më duhet mua për shkollë marrin katër mijë lekëshin. Imagjino gjërat tjera që kërkon studenti, librat, gjëra që ka shkolla, taksat që paguajmë për shkollë. I lypin të gjitha lekët përnjëherë se nuk i ndajnë në dy këste”, tha një prind.

“Mbështes komplet studentët. Unë kam dy vajza studente. Janë akumuluar prej kohësh probleme të të gjitha viteve”, tha një tjetër.

“Sa jam kthyer nga jashtë në Shqipëri. Mendova se të gjithë ishin në gjumë, por më tërhoqi zëri i studentëve, duket shumë i fortë dhe kam pak më shumë shpresë që nuk paska vdekur gjithë zëri. Paska zë akoma”, u shpreh një qytetare.

“Jam tezja e një studenti dhe po njësoj vij t’i mbështes. Më bëhet zemra mal kur shikoj që ngrihen dhe protestojnë për të drejtat e tyre”, tha një e afërme./abcnews.al



3 Comments

  1. Rinise i eshte rrenuar e ardhmja. Tere pasuria publike eshte vjedhur ose nga te huajt ose nga oligarket e rinj. Ne Shqiperi do te jetojne vetem pleq qe nuk kane pasur mundesi te largohen, do te jetojne pashallaret e rinj vipat dhe femijet e tyre. Largimi masiv i rinise ne keto kater vitet e fundit eshte treguesi me i qarte se politika nuk po punon per te ardhmen, nuk po i jep besimin rinise qe te mos largohet. Gezohem per keto protesta te rinise studentore, shpresoj se po zgjon vendin nga gjumi ky e ka vene pushteti politik edhe me ndihmen e medies te paguar.

  2. Po taksa e aresimit qe ka vene bashkia tek faturat e ujit pse nuk artikulohet nga qytetaret.. Kjo qeveri po rjep te varferit dhe ndihmon nje grup oligarke. Shikonisi vjedhin me tenderat e nje rruge 2 km.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *