• |
ide | kryesore

Reagon sërish Lindita Nikolla: Shqetësimet e studentëve janë edhe të mijat

Lajme



Ministrja Lindita Nikolla vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së saj për dialog me studentët.

“Ne do të ecim përpara me komunikim për të adresuar të gjitha shqetësimet që studentët kanë. Nuk dua të komentoj ngjyrimet politike. Në sytë e mi sot prevalojnë studentët dhe shqetësimet e studentëve. Shqetësimet e studentëve janë shqetësimet e mia” u shpreh Lindita Nikolla në një lidhje telefonike për News 24.

Ja si u përgjigj ministrja edhe për disa prej çështjeve të ngritura nga studentët:

Përgjysmimi i tarifave studentore

“Të ulemi ta diskutojmë me rektorët e dekonët, pasi tarifat nuk përcaktohen nga qeveria por nga institucionet e arsimit të lartë. Kemi dëshirën për një proces konkret për shqetësimet që ata kanë”.

Kërkesë dhe ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë

“Nuk ka reformë perfekte, por çdo gjë është e mundur kur ka komunikim dhe dialog”

Nëse studentët nuk ulen për komunikim…?

“Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci që e dinë që komunikimi e konsensusi janë armët më të forta”.

Mendoni se kjo protestë është apolitike?

“Nuk dua të komentoj fare ngjyrimet politike, i kam ndjekur dhe reagimet politike. Por ajo që më shqetëson janë vetëm kërkesat e studentëve. Ato janë kryesorja”.

Nëse do ulen tarifat si do bëhet kompesimi?

“Nuk është një përgjigje që jepet me një fjali, por do flasin specialistët, studentët e familjet”.

A e keni menduar dorëheqjen ?

“Kam menduar shumë gjëra por ajo që shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa”

Çfarë bisedash keni bërë me Ramën?

“Rama ndjek me shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe kryeministri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur para me shumë çështje që studentët ngrejnë,” u shpreh ministrja Nikolla.



2 Comments

  1. Shko, moj spordhiake,,,,Kur e sheh qe cdo shkelje, e cdo takes studentore, eshte mbrojtur nga tya, na del e perkushtuar, e ndjere per studentet. Me kete qe po bejne studentet, duheshe te kishe dhene doreheqjen, por Akoma vazhdo diversionin me llafet e bukura akademike,,,,,ju qe jeni mashtruesit me te medhej qe ka patur ne pushtet vendi. Jep doreheqjen, qe studentet ti vene psikopatit ne seline qendrore, e atje ti zgjidhin nje here e mire problemet, me qe dhe dhiaksi aferat po te njejta si kjo kunadhe I ka. Jemi ne dhjetor, dhe nuk duhet leshuar nga kerkesat, deri ne shporrjen e pushtueseve te popullit.

  2. Cfare cinizmi, cfare mythlepirje?
    Zot na ruaj ke do te marrin per shembull ne karakter studentet. Kaq rrufe ne qiell te hapur ishte kjo grope qe se paskeni pa? Blerja e nje autoveture 75 mij euro te pakten miratimin e fondit e kerkon edhe nga mica e financave edhe nga ju. Nuk ju dhimbsen ato lek nga tarifat e bukes te pergjakur qe vijne nga familjet apo puna e tmerrshme e studentave. Ministra ne Europe shkojne ne pune me biciklete. E nje byth dekani i miratohet blerja e makines luksoze?? Hiqe masken e ndyre te pafajsise e te padijes, se nuk hane gjeth si dhite qe ke pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *