• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Patozit: E vërteta e lëvizjes kundër Bashës, Ridvan Bodes dhe djegies së mandateve

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka bërë në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News24” një analizë të asaj që po ndodh me aktualitetin politik. Idenë e djegies së mandateve të deputetëve e sheh në dëm të opozitës.

“Mandatet duhet të përdoren politikisht nuk duhet të digjen. Opozita ka vuajtur nga mospërdorimi i tyre (i mandateve) sepse i ka keqpërdorur. Kam parasysh edhe 4 vitet ku kam qenë vetë – tha Patozi duke u shprehur kundër edhe bojkotit të zgjedhjeve.

“Nuk mund të jetë kërcënim me bojkot zgjedhjesh pasi dhe bojkoti vetë që është vetëvrasje politike, nuk është instrument për ta rrëzuar një qeveri. Nuk mendoj se opozitës i mungon fuqia denoncuese, madje ndonjë herë është dhe tepruese, por i mungon modeli që është e ndryshme nga qeveria. Pse është perceptimi i njerëzve që opozita është po aq e përlyer sa qeveria” – tha Patozi.

Ai u pyet edhe për një nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër, ish-ministrin e financave Ridvan Bode. Sa i takon vendimit për garuar për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Patozi thotë se i takon atij të vendosë për të ardhmen.

“As e përqafoj e as e përbuz. Ajo është një dalje e parakohshme në pension në politikë. Më duket shumë modest për aftësitë e tij politike dhe për makroekonominë në Shqipëri”.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike u pyet edhe për lëvizjen për reformimin e Partisë Demokratike e cila tashmë duket se ka rënë në heshtje.

“Ajo lëvizje e kreu funksionin e saj. Ajo ishte për të sensibilizuar për atë që po ndodhte, por nuk kishte si synim të çonte në ndarje të partisë” – tha Patozi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Patoz, mesa duket ke qejfe qe opozita te hyje ne parlament, qe psikopati te vazhdoi tete beje qejfin edhe tya me ofendimet, e mos rrespektit te opozitareve. Ne se ke qene duke fjetur, kur opozita ndeshej ne parlament me birin e kurvit, e se ke degjuar vandalizmin e ketij te cmenduri, qe deri dje asnje mendim ose direktiv te shtruar nga opozita se ka pranuar, por perkundrazi I ka injoruar me megallomanine e tije te skicofrenise, e mburrjes partiake. Andaj, opozita, do bente gabimin me te madh qe te shkoi ne ate parlament te ndyre, nga bijte e kuqaleve, bandite, e hajdute qe I rrijne pronto’ diktatorit, e keshtu qe seshte me parlament, per keshilli I kuqaleve te rigrumbulluar. Per habi, se si eshte e mundur qe po ju ndjekin keta TV te duke ju intervistuar, kur dihet qe ju s;keni me se c;ti thoni demokrateve, apo te kontribosh per ate, por vete do ngelesh paterice e kodosheve kuqale.

  2. Vetë fakti që ky politikan i dështuar thirret nga mediat e majta për tu “rëfyer”, është një tregues se ai me cilësinë e ish nënkryetarit të PD, ka bërë punën e kundërshtarit politik të së djathtës.
    Deklarata e tij se edhe PD është njëlloj si PS, duke qenë vetë jo një deputet i thjeshtë i PD, por nënkryetar i saj, e duke e motivuar këtë vetëm me inatin e tij personal me Bashën, është një tregues i qartë se PD e Basha paskan bërë mirë që e kanë përzënë këtë renegat nga rradhët e tyre.
    E përseris edhe njëherë se nëse ky njeri që veç dërdëllit kot e nuk ka asnjë mendim të kjartë politik, e vetëdemaskohet duke sulmuar PD ku vetë ka qënë në kryesinë e saj, në mënyrë të hapur po tregon se paska qenë kolona e pestë e së majtës shqiptare në PD, derisa propogandohet nga mediat pro qeveritare e nga Bushati që njihet publikisht për bindjet e tij të majta.

  3. Nje gjo du me dit, ca ka bo ky Patozi per PD dhe Shqipnine qe ngeli tuj dhene mendje se ca duhet te beje PD-ja?! Po ky Patozi instruktohet cdo dite duke pi kafe me Mero Bazen ne bllok tek cocholatini italiani dhe del e jep mendje ne ndonje media. Bojkotoheni kete njeri te pa vlere

  4. Mero Baze dhe Patozi jane qe te dy ish bashkepunetore te sigurimit, me pseudonimet “:corapja” (Mero) dhe “Alfons Ballshi”(Patozi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *