• |
ide | kryesore

Skandali i Topit të Artë 2018 – trukim i votimit: gazetari i Comore nuk ekziston

F1, Sport



Luka Modric është fituesi i Topit të Artë 2018, por në votimin e cmimit më prestigjioz në nivel personal ka të paktën dy dyshime që vijnë nga Afrika. Gazetari i Ishujve Comore, Abdou Boina, nuk ekziston e sidoqoftë nuk ka punuar kurrë për median në të cilën është akredituar vota e tij. Ladana Liburd i Trinidad e Tobago, akuzon Fifa se ka modifikuar klasifikimin e tij personal të votimit.

Duke nisur nga Ishujt Comore, sipas Toimimu Abodu, që kishte punuar për albaladcomores.com, nuk ka ekzistuar kurrë një gazetar sportiv me emrin Adbou Boina, kështu që ai që është shfaqur në votim për Topin e Artë është një mashtrim: “Jam i befasuar të shoh që e përdishmja Albalad Comore ekziston akoma, me sa di unë e ka mbyllur aktivitetin ” ka thënë fotografi. Presidenti i unionit të gazetarëve sportivë të Comore ka shtuar: “Nuk ka asnjë Adboud Boina në shoqatën tonë”.

E për tiu shtuar rastit Comore, edhe Trinidad e Tobago deklaron parregullsitë e votimit. Lasana Liburd, gazetari afrikan, ka shkruar në Tëitter që klasifikimi i tij për Topin e Artë është bërë gabim: “Kam votuar Messi, Modric, Ronaldo, Salah e Griezmann”. Ndërsa nzyrtarisht në klasifikimin e Trinidad e Tobago ishte: Griezmann, Salah, Ronaldo, Modric, Messi.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *