• |
ide | kryesore

Tmerr, gabova hotelin! Tifozi i Boca prenoton dhomën në vendin më të keq të mundshëm…

Sport



Një tifoz i Boca Junior rezident në Texas ka organizuar gjithcka në detajet më të vogla për ta bërë eksperiencën e tij në Superklasike akoma më të paharrueshme. Aq sa e prenotoi dhomën e hotelin në godinën që mirëpret skuadrën. Por pyetja është, cilën skuadër?

Kujdes me dëshirat, sepse ato mund të të dhurojnë të papritura, e disa prej tyre fare të pakëndshme. Sipas asaj që rrëfen AS, dëshira e një tifozi të Boca ishte vetëm një: të ndiqte finalen e Madrid. Ëndërr e realizuar, duke qenë se intervista zhvillohet pikërisht në kryeqytetin spanjoll. por meqë ishte aty, tifozi donte ti bënte gjërat në mënyrën e duhur.

Pas 8000 km udhëtim tifozi i Boca akomodohet …në hotelin e River Plate! Një gabim i tmerrshëm, që rrezikon të prishë përjetimin e ultrasit të Xeneizes. “Mbërrita në hotel, shkova të pushoj dhe më pas zbrita … E ishte e gjithë skuadra e River! Skuadra, stafi, edhe gazetarët. Nuk mund ta besoja. E për fat, që nuk zbrita me fanellën time të Boca, përndryshe do ta kuptonin të gjithë që isha një Bostero”.

Një mundësi e rrezikshme të zbulohesh në strofullën e “armikut”, duke qenë se jashtë hotelit vazhdojnë të jenë të grumbulluar tifozët e River. Të ndryshosh hotel ndoshta mund të ishte një ide e mirë? “Por jo, tani jam këtu dhe e përjetoj që këtu, kam edhe biletën për në stadium e do të nisem nga këtu në mëngjes”, tregon tifozi i Boca, që jep edhe parashikimin për ndeshjen e nxehtë. “Zemra më thotë që do të fitojmë 1-0, por këtu ku jam e shoh sa i përqendruar është River Plate. Janë si luanë dhe do të jetë e vështirë ti mundim. Ndoshta shkon me penallti”. Problemi, sido të jetë, është kthimi në hotel. Nëse fiton Boca, tifozi nuk mund të festojë. E nëse fiton River, askush nuk do të donte të ishte në vend të tij!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *