• |
ide | kryesore

“Unaza e Madhe”/ Basha: Të hetohet Gjiknuri, ishte në SHBA kur u ngrit kompania fantazmë

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje Prokurorisë të Përgjithshme të nisë menjëherë hetimet ndaj Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Erion Veliajt për abuzimet me projektin e Unazës së Madhe. Nga protesta e banorëve, Basha tha se dalja e dokumenteve të fundit faktoi abuzimet me këtë aferë.

“Për të vjedhur 40 milionë euro, Rama bashkë me Veliajn për 1 muaj e gjysmë kanë derdhur dhunë, sharje dhe fyerje. Tani ka më shumë se 24 orë që është zbuluar e vërteta. Ky është një projekt për pastrim ndërkombëtar parash. Paratë e krimit donin ti çonin në Amerikë. SHBA ka nisur hetim, po hetimi shqiptar ku është. Pse nuk fillon hetimi ndaj Edi Ramës sepse ai qëndron pas saj. Të nisë hetim për Gjiknurin dhe Veliajn” – tha Basha.

“Shkoni e pyesin Damian Gjiknurin, çfarë bënte në SHBA më 25 qershor, ditën kur u themelua edhe kompania fantazmë. Sot në burg nuk duhet të jenë banorët që mbrojnë pronën e tyre nga paligjshmëria, por duhet të jetë Damian Gjiknuri dhe pronarët e kompanive që sollën këtë projekt të pakërkuar, për të ngritur një aferë korruptive”, tha kreu i PD-së.©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ky skandal duhet ndjekur deri ne fund.
    Nuk duhet lene ne harrese.
    Keta justifikohen qe ska marre asnje leke firma fantazem.
    Per ju ato leke jane marre se e shpallet fituese. Te kekrkosh tani inf nga SHBA eshte te lash M.. me SH….
    sot duhet te ishin nja 10 vete ne burg.

  2. Jeni koke e kembe te zhytur ne llum.
    Beni mire te ikni vete, qe mos ju terheqin zvarre. Rraca me e poshter, qe kishte pushtet ne shqiperi. Mos ju mbifte fara ishalla.

  3. Prisni skeni pare gje akoma. Kane fallsifikuar dhe bilancet e nje firme amerikane per te fituar tenderin. Duroni dhe do shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *