• |
ide | kryesore

Video/ Sherr në Teuta Partizani: kapje nga fyti e grusht në stomak para arbitrit Kola, asnjë karton për Osmanin e Hilën

Sport, Video



Në një ndeshje të rivalizuar, Tefik Osmani e Ardit Hila kanë kaluar përtej limiteve të lejuara sportive, duke përfunduar në një sherr që rrezikoi të degjeneronte situatën. Pas një kontrasti lojë në minutën e 24 mbrojtësi i Teutës kap për fyti mesfushorin e Partizanit, që reagon duke e goditur me grusht në stomak.

E gjitha kjo përpara syve të arbitrit të ndeshjes, Klajdi Kola, që nuk merr asnjë masë ndëshkuese për dy futbollistët, duke u mjaftuar vetëm me një thirrje, edhe pse veprimet e dy lojtarëve ishte pak të thuash të dhunshme.

Për tu sinjalizuar fakti se 8 minuta më pas Hila ndërhyn ashpër pikërisht ndaj Osmanit, por edhe aty vetëm e verdhë për ish-mesfushorin e Teutës, në ndeshjen që përfundoi 1-1.

Tensioni në “Niko Dovana” on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *