• |
ide | kryesore

Aurel Plasari: Rama në aleancë me oligarkët, nuk mund të bashkëqeverisë me studentët

Arkiva, Kryesore



Krye-i-paafti, që bën sikur qeveris, nuk të lë mundësi të heshtësh, të shtyn të flasësh e të shkruash. “Përgjigja ime”: poston Krye-i-paafti. Përgjigje kujt? Studentëve? Po pse: i kanë bërë gjë pyetje studentët? Studentët i kanë bërë kërkesa. Kërkesat atyre ose ua plotëson ose jo. Me karrema për “pyetje-përgjigje” nuk qeveriset. Dhe, meqë ra fjala, shkruhet “përgjigjja” dhe jo “përgjigja”.

“Të bashkëqeverisim”: guxon e u thotë ky Krye-i-paaftë studentëve. Ka mësuar një term, “bashkëqeverisje”, që i duhet si shkop magjik për të magjepsur budallenj. Ç’ne studentët të bashkëqeverisin me të?! Mandatin për të qeverisur e ka kërkuar Krye-i-paafti, votat qytetarëve ua ka lypur, duke u puthur duart dhe ndonjë send tjetër, Krye-i-paafti. Jo studentët. Dhe votat për të qeverisur ia kanë dhënë Krye-të-paaftit, jo studentëve.

T’u hedhësh studentëve karremin për t’i joshur si “bashkëqeverisës” nuk do të thotë veçse orvatje tinëzare për të ndarë dështimet me ta, kur nuk e kanë studentët përgjegjësinë për dështimet me radhë të gjata të qeverisë që Krye-i-paafti drejton. Të tjera detyra, të tjera ngarkesa kanë mbi vete studentët, kur duan ata edhe të tjera misione.
Përkatësisht numrit të votave, Krye-i-paafti ka marrë mandatin për të qeverisur dhe prandaj e ka detyrë të dijë t’ua plotësojë studentëve kërkesat që i kanë bërë qeverisë që ai drejton. Është detyrë që e ka marrë përsipër vetë, duke e lypur, nuk ia ka ngarkuar kush me pahir.

Mundet që unë të di diçka se si mund t’u plotësohen kërkesat studentëve, një më një, duke ruajtur njëkohësisht edhe ekuilibrin mes kërkesave të tyre dhe interesit publik të masës së qytetarëve, që nuk bën të cenohet. Por nuk kam kërkuar të qeveris, siç ka kërkuar tash e shumë mot zotëria e tij, ngaqë mendoj se bëj më mirë të tjera punë.
Kur përmend ruajtjen e ekuilibrit mes kërkesave të studentëve dhe interesit publik të masës së qytetarëve, nuk llogaris entitetin e tretë, oligarkinë. Sepse kush qeveris në aleancë me oligarkë nuk mund të plotësojë as kërkesa të studentëve, – e shumta mund t’ia dalë t’i përçajë a t’i gënjejë ata, – dhe as të mbrojë interesin publik të qytetarëve.

Oligarkët ka në “bashkëqeverisje”, nuk mund të ketë qytetarët, aq më pak studentët.
Dhe, meqë këtu në Shqipëri shtiren kinse nuk e bëjnë dot dallimin e oligarkisë nga “sipërmarrësit”, ja një përkufizim bashkëkohor i oligarkisë së kohës sonë, siç mund të lexohet në librin që ndonjëherë e kam rekomanduar për lexim, “Përdhuna e të pasurve: Kronikë e një thyerjeje të stërmadhe sociale”, me autorë dy sociologë të ditëve tona Michel Pinçon & Monique Pinçon-Charlot (Paris 2013):
“Kur të gjitha pushtetet janë në duar personash që mbajnë lidhje të ngushta dhe formojnë një grup de facto, mund të flitet për oligarki. Politika, sipërmarrjet, financa, mediat, tregu i artit kontrollohen prej agjentësh socialë që njihen mes tyre dhe e gjejnë veten si të tillë, në kuptimin që kooptojnë njëri-tjetrin në instancat ku ndodhen. Lidhjet janë familjare dhe rrënjosen nëpër kurse shkollore ose me prejardhje gjeografike të përbashkëta.

Ideologjikisht të afërt, anëtarët e rrjetit kanë dalë nga i njëjti mjedis shoqëror. Fijet e endura mes tyre të kujtojnë një cergë merimange ose, më mirë, ato konstruksionet tredimensionale në të cilat të gjitha pikat vijnë e bashkohen me gjithë të tjerat”.
Situata oligarkike në Shqipëri tanimë nuk është më çështje librash. Pra as teorish. Afërmendsh as postimesh të Krye-të-paaftit. Është trashja e një zullumi që, siç ndodh rëndom në histori, vjen momenti dhe provokon shpërthime: ato shpërthime që asnjë teori mandej nuk i shkoklon dot. Atëherë shteti bie copash, sepse nuk ka më as “të majtë” dhe as “të djathtë”, që ta mbajnë me paterica në këmbë.

Në atë copëtim e sipër, në mëson historia, kthjellohet ndonjë pushtetar i çmeritur, si konti Witte kryeministër i Carit. Ky, në përmbysjen e 1905-s, aq e kishte humbur shqisën e realitetit sa shpallte se nëntë të dhjetat e popullsisë qenë çmendur, ndërsa një e dhjeta përbëhej prej idiotësh. Kur ia kam lexuar këtë më ka kujtuar pikërisht gjuhën e Krye-të-paaftit të Shqipërisë dhe pres ta dëgjoj të postuar edhe prej tij: 9/10 + 1/10.

Aurel Plasari per Hashtag.al



19 Comments

  1. Me kujtohet ajo deklarate e Rames, sa Rilindja mori pushtetin. Zyrat jane tonat, pushteti eshte i juaji(popullit). Ky jo vetem qe gjithe pushtetin e ka vene nen kembet e tij, por eshte cmendur , ka kaluar ne delir, ne ekstaze. Duhet te jete i droguar se nje njeri normal me shume pak mend nuk rreshket ne kete derexhe. Respekte per Plasarin. Uroj dhe dua qe disa mendje te ndritura te kesaj shoqerie qe njihen por dhe qe nuk njohen , te marrin ne dore menaxhimin e kesaj proteste, ti orientojne studentet dhe gjithe popullin, per te shpetuar njehere e mire nga kjo klase politike , qe e varferoje kaq shume ne gjitje keto vite.

  2. Tani qe po afron data e krijimit te organeve te pavarura te drejtesise (klp,klgj ) krejt politikanet ,analistet , ,pseudoelitat jane bere si te terbuar nga frika e shba dhe be (reformes ) .Nuk ka revolucion bolshevik ,fashist ,demokratik apo cfare dolloj emri ti vini qe ndalon forcen e ShBA per te vendosur drejtesi. Pastaj vetting per cdolloj buxhetori qe eshte trashur nga xhepat me gjakun dhe djersen e shqiptareve te ndershem.

    1. O i paemer..
      Kjo drejtesi nuk eshte pa emer si ti por ka emrin e edi rameliut qe te vjedhi sa me shume e te mos i hyje gjemb ne kembe ketij dhe oligarkeve te tij..

  3. Plasari je nje perkthyes shume I mire,ke kulture te vjeter por je meskin dhe teper egoist..Do ishte e vecante nqs ti psh. Do shkoje ne jug dhe te perktheje nga Hygoi dicka per patriotizmin ndaj grekeve ose te M.Frasherit ndaj gjermaneve.E di qe nuk e do Shqiperine dhe as shqiptaret,por mos merr rolin e provokatorit.

    1. Me këtë shkrim prej intelektuali të mirëfilltë, Plasari e ka bërë kryeministrin dy metro burë që të duket para tij si një mizë. Mendo ti more Qorr “antiballist” se si mund të dukesh ti para Plasarit që je veç një e dhjerë e mizës Rama.
      Të kishte pasur Shqipëria më shumë burra të tillë si Mid-hat Frashëri apo Aurel Plasari, më së paku të themi që shqiptarët sot do të ishin kombi më i zhvilluar i Ballkanit

  4. o aurel na
    hape barkun o burr me
    kto perdellimet patetile si hartimet e klases 5 qe benim dikur ne komunizem. mjaft o burr se kane kaluar 30 vjet, mjaft, ndrysho. ndrysho se stili brezit tuaj na
    lodh te gjitheve.

    1. Puna është more “alesio” që me këtë “hartimin” tënd prej analfabeti, që nuk njeh asnjë normë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, e tregon veten se nuk je veçse një trafikant i rëndomtë droge.
      Duket prandaj i ke përzemër “hartimet” e Ed Drogës.

  5. I paemer bej pak pyshim se na cave karin vetem emrin tend shohim ketu na lodhe syte. Me thuaj qe te paguajne se te paktenatere sdo them qe je rrot kari sic them tani.

  6. Aurel ishe mire kur i sherbeje Korbit te zi saliut per tu bere drejtor bibloteke,i sherbeje si prostituta klientit,ti nuk duhet te flasesh se nuk ke moral,e shite bythen per nje post administrate

  7. Fatkeqesi per shqiptaret qe kryeministri po del hapur cdo dite qe eshte ne sherbim te oligarkise.
    S. Manes pasi i dha tenderin e paneleve diellor (gjoja kompani indiane ) i plotesoj kerkesen edhe per Boden
    B.Ulajt me fallsifikime i jep rruget e tiranes
    Prit kur te dali edhe kompania kuvajtiane e bypass -it, se e kujt eshte.. . Keto ceshtje duhen marre urgjentisht nga prokuroria

  8. rrelo je bo si gramafon i prish. te duket vetja cool po u bere perher kunder pushtetit. gjasme modern e pararoje medemek. ti vete o mystaqemykur je pjese e problemit. mortje

  9. Ti ari e kam ditur qe je pusht por jo deri ketu te dalesh me parudha komuniste legen mos komento me ketu shko te rilindja

  10. Qe te akuzohet nje kryeminister per korrupsion, i kapur me presh ne duar ne disa raste, ku ka dyshime per shume te tjere, ku me qeverisjen e tij i dhe fryme e krah krimit te organizuar ne kete vend per mua eshte normale. Nuk arrij te kuptoj se si ka akoma njerez, mos reagojne !!!! Po ndodh ne mes te dites per diell. Ka njeri sot qe mohon kanabizimin e vendit?!!!ka njeri sot qe mohon lejet e ndertimit te dhena pa fund ne Tirane!!!! Ka njeri sot qe mohon qe Elvis Roshi, Arben Balla, Vangjush Dako e sa e sa te tjere jane te lidhur me krimin koke e kembe!!! Ka njeri sot qe mohon korrupsionin galopant te kesaj qeverie dhe drejtoreve te saj!!! Ka njeri sot qe mohon sjelljen e kryeministrit qe eshte aq arrogante dhe psiqike!!! Te mbrosh Edi Ramen sot, eshte njesoj si te mohosh veten , femijet e tu, te shkelesh mbi dinjitetin tend, te pranosh te te poshterojne mashtrojne, vjedhin , fyejne inteligjencen.

  11. qorro tka marre malli per salen me duket. llum je dhe ti qe e ke dredhur me te gjithe, vemje e ketij sistemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *