• |
ide | kryesore

‘Çmendet’ menaxheri i lokalit në Gjirokastër, ofron koktejle falas për studentët që dalin në protestë

Pikante

Gjirokastra ishte qyteti i fundit universitar i Shqipërisë që iu bashkua protestës studentore në mbarë vendin, pasi studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ vetëm ditën e sotme vendosën të dilnin në rrugë.

Por nga qyteti i gurtë vjen një surprizë në këtë muaj festash dhe protestash njëkohësisht. Një prej lokaleve të më të njohura të qytetit, ‘Classic Coffe Bar’ bën një ofertë të ‘çmendur’ dhe provokuese deri diku.

Sipas menaxherit Mikele Mosho, studentët e Gjirokastrës që do të marrin pjesë në protesta, përfitojnë koktejle falas në në çdo kohë të ditës.

Ndonëse kjo është më tepër një gjetje marketingu, përbën gjithashtu edhe një formë simpatike për të motivuar studentët që të çojnë përpara kauzën e tyre përmes protestave. Nuk është çudi që pas kësaj oferte të ‘Classic Coffe Bar’, studentët të duan të vazhdojnë sa më gjatë protestat…

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu