• |
ide | kryesore

Eva Longoria tregon paragjykimet dhe presionin ndaj saj

Paparazzi, Slider



Eva është bërë mama për herë të parë në moshën 43-vjeçare.

Ajo solli në jetë djalin e saj të parë Santiagon më 20 qershor të këtij viti dhe që prej asaj dite e deri më sot, i është përshkushtuar plotësisht rritjes së tij. Gjatë kësaj kohe aktorja ka marrë shumë kilogramë, dhe shpeshherë është vënë në qendër të kritikave për këtë gjë, megjithatë atë nuk e ka patur aspak problem dilte në publik me trupin e transformuar, ndryshe nga shumë personazhe të njohur. Ajo ka rrëfyer për ‘’People’’ se për të nuk ka qenë dhe aq e vështirë të përballej me paragjykimet e njerëzve në lidhje me kilet e shtuara, pasi vetëvlerësimi i saj ishte shumë i madh. “Nuk i dorëzohem asnjë presioni. Nëse njerëzit thoshin ‘’Nxito të humbësh peshë’’, nuk i dëgjoja. Kam pasur pjesë të jetës sime gra të mrekullueshme, mamaja dhe motrat e mia, të cilat më mësuan të vlerësoja veten që kur kam qenë e vogël. Vij nga një familje me gra të forta, prandaj do të kishte qenë e pamundur për mua të humbisja vetëvlerësimin. I ftoj të gjithë gratë të duan trupin pas lindjes, mos harroni se brenda tij është ngjizur dhe rritur një jetë e re”, -ka treguar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *