• |
ide | kryesore

Kastro Zizo shpërthen ndaj të rinjve dhe Këngës Magjike, ‘Një hipokrizi e madhe’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Kastro i cili nuk u kualifikua në finalen e madhe ka bërë një postim në profilin e tij personal në “facebook” ku është shprehur ashpër për kolegët dhe festivalin.

“Pasi pashë finalen jam shumë i lumtur që nuk isha pjesë e një farse, hipokrizie dhe pseudo-lumturie në sytë e disave. Unë i pari jam hipokriti më i madh, mjafton të shihni fletën time të votimit dhe 70% e atyre që kam dhënë pikë ose më ngjajnë mediokër ose s’i kam dëgjuar fare. Pse? Për të qenë dhe unë si gjithë të tjerët, pa fjalë dhe ‘probleme’, i rregullt me sistemin”- shkruan ndër të tjera këngëtari në statusin e tij para disa orësh.

Ai bën një kritikë për ngjashmërinë e këngëve, për zhveshjet apo për ato që ishin të kopjuara.Por “sulmin” kryesor në postimin  tij Kastro Zizo e kishte me këngëtarët dhe veçanërisht ata të rinjtë.

“Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj, etj. kur pashë një grumbull “talentesh” të rinj që vlerësonin  me 0 pikë mua apo disa të tjerë, që kanë një jetë në skenë”- shkruan ai në postimin e tij. Ai e mbyll postimin duke thënë se vitin tjetër do të zgjidhte më mirë të konkuronte një festival lokal në Bari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *