• |
ide | kryesore

MC Kresha:Do e lë muzikën shpejt

Paparazzi, Slider



I ftuar në emisionin “Oxygen” ishte reperi Mc Kresha. Ai foli për muzikën dhe jetën personale. Mbi të gjitha, deklarata që na surprizoi ishte ajo që mendon se do ta lërë muzikën. Ndryshe nga shumica e artistëve që mendojnë të bëjnë muzikë gjithë jetën, Kresha mendon ndryshe.

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti i trurit tim më jep mundësinë të jetoj edhe pa muzikë. Aq shumë sa e dua muzikën, aq po mendoj ta lë. Kam qejf ta lë muzikën si kampion. Nuk kam frikë se ma merr dikush titullin, por kam frikë nga vetja se mos nuk ofroj për këtë titull.”- u shpreh ai.

Dhe koha kur ai mendon ta bëjë këtë mesa duket është kur të fillojë familjen e tij. Kjo sepse sipas tij ndonëse muzika klasike mund të vazhdohet gjithë jetën, muzika hip hop është ndryshe.

“Si mund të këndoj unë “hajde zemër dridhe ti aty”, ndërkohë djali im 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi që unë dua të jem. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi.”- shpjegoi Mc Kresha arsyen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *