• |
ide | kryesore

Mourinho-show: “Nuk ka ujë? Po kursejmë për në janar?”

Sport, Video

Nuk kanë fund shfaqjet e Josè Mourinho. Tekniku i Manchester United nuk e humb asnjëherë rastin të bëhet protagonist, ende pa u futur në fushë. Konferenca e fundit e portugezit është vërtetë e një Special One: “Nuk ka ujë?”, u ankua tekniku i Djajve të Kuq sapo hyri në sallën e konferencave. “Po kursejmë para?, po kursejmë para për janarin”, ka përfunduar portugezi, duke iu referuar merkatos së janarit, që në fakt sipas zërave nuk pritet të jetë kursimtare, po të mendosh ofertën prej 100 milionë euro për Koulibaly të Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu